SHBA i shet 25 aeroplanë Arabisë Saudite

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një marrëveshje për t’i shitur Arabisë Saudite 20 aeroplanmbajtës të rëndë ushtarakët dhe pesë aeroplanë për mbushje me karburante në qiell.

Marrëveshja që kap vlerën prej 6.7 miliardë dollarë, përfshin mbështetje logjistike, si dhe pjesë e pajisje tjera për aeroplanët, transmeton REL.

Agjencia për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri e Pentagonit tha se Arabia Saudite ka nevojë për 20 aeroplanët transporti C-130J dhe pesë aeroplanë KC-130J, me qëllim që të “rinojë flotën e saj të vjetruar”.

Aeroplanët janë prodhuar nga kompania amerikane Lockheed.

Kongresi amerikan ka 30 ditë për të ngritur kundërshtimet në lidhje me shitjet.

Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve amerikane dhe thuhet se që nga viti 2010 ka arritur marrëveshje në vlerë prej 90 miliardë dollarësh për avionët luftarakë dhe armë./kohaislame

Artikulli paraprakDëshmojnë kundër ushtarit amerikan Bales i cili masakroi shtatë të rritur dhe nëntë fëmijë
Artikulli vijuesMyftinia e Egjiptit e konsideron “Haram” rrahjen e fëmijëve në shkolla