Dëshmojnë kundër ushtarit amerikan Bales i cili masakroi shtatë të rritur dhe nëntë fëmijë

Të afërmit e viktimave të vrarë në masakrën e muajit mars në Afganistanin jugor kanë dëshmuar në një seancë dëgjimore kundër ushtarit amerikan, të akuzuar për masakrën

Të afërmit kanë dëshmuar të premten vonë përmes video-lidhjes nga Kandahari në gjykatën e shtetit të Uashingtonit në SHBA, ku po mbahet procesi gjyqësor kundër rreshterit Robert Bales.

Njëri, Khamal, ka gjetur trupat e të afërmve pas sulmit, i ka mledhur dhe i ka varrosur. Ai tha se “secili nga ta ishte qëlluar në kokë”.

Dëshmia është e rëndësishme sepse shumë nga vilktimat e sulmit ishin varrosur pa u hetuar nga specialistët e mjekësisë ligjore.

Armata amerikane tha se ushtari amerikan, Bales i ka vrarë shtatë të rritur dhe nëntë fëmijë në një sulm në dy fshatra afër bazës së tij më 11 mars. Ai përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor./BS/kohaislame

Artikulli paraprakTeknika për të zhvilluar shprehinë e leximit
Artikulli vijuesSHBA i shet 25 aeroplanë Arabisë Saudite