Në vijim të ciklit të lançimit për sistemin e ri Windows, rilançimin e Windows Phone, Surface si dhe prezantimin e një sërë mjetesh për zhvilluesit dhe softuerëve për ndërmarrje, Microsoft-i është më tepër se kurrë në vëmendjen e konsumatorëve.
Sondazhet e YouGov gjurmuan atë që quhet “consumer perception”, pra mënyrën se si konsumatorët e konceptojnë produktin dhe se si krijojnë idetë apo opinionet e tyre mbi të.
Kjo statistikë vjen nga pyetja, “Nëse keni dëgjuar diçka mbi këtë markë në dy javët e fundit, përmes reklamave, lajmeve apo fjalëve, a ishte ajo diçka pozitive apo negative?” Përgjigjet kthehen në një “Buzz Score”.
E gjitha kjo mund të duket pak e ngatërruar me matematikën, por YouGov është renditur e dyta në listën e sondazheve më të sakta në zgjedhjet e 2012-s në SHBA, duke kaluar NYTimes, Wall Street Journal, Gallup etj. Më poshtë mund të shihni grafikun:
Më poshtë ju paraqesim rezultatet më të rëndësishme nga sondazhi:
– Windows ështe në pikën më të lartë të perceptimit që kur u prezantua Windows 7 në fund të vitit 2009. E përkthyer në shifra, Windows është ngritur nga shkalla Buzz numër 14 tek 23 që prej fillimit të promovimeve për Windows 8, në mes të tetorit.
– Mes zotëruesve të tabletëve, kjo shifër nuk është 23, por 30.
– Bing, është rritur nga shkalla 10 në 16.
– Dhe së fundmi, Microsoft-i është rritur nga 17 tek 25 që prej mesit të tetorit. Sa për Windows 8, mes zotëruesve të tabletëve, shkalla është 33.
Shkurtimisht, e gjithë puna që Microsoft-i po bën për të rritur fuqinë e markës së vet, duket se po funksionon. Dhe kjo mund të sjellë një lidhje më të fortë me konsumatorët. (CIO
You Might also Like
Çfarë duhet të di para se të instaloj Windows 8?
Nëse tanimë jeni duke pritur sistemin Operativ Windows 8 nga Microsoft dhe dëshironi që te…
By
Redaksia
2 Min Read
Staples nxjerr për shitje shtypësin Cube 3D
Shtypësi apo Printeri 3D sigurisht që është vala e së ardhmes në teknologji. Shtypësi 3D…
By
Redaksia
1 Min Read
Çdo gjë që duhet të dini rreth Bitcoin
Teknologjia ka hyrë mes nesh, ka një kohë të gjate që na është mbështjellë koka…
By
Redaksia
1 Min Read
Kujdes nga ky mashtrim që ju vjen me njoftim në Facebook
Në qoftë se ju vjen një e-mail se një miku juaj ju ka etiketuar në…
By
Redaksia
1 Min Read
PengPod, tableti i vërtetë Linux që kushton 120 $
Tregu i tabletëve përmban aktualisht shumë versione të Linux-based Android, por kompania po tenton të…
By
Redaksia
3 Min Read
Piruneri i cili lëvizë në çdo drejtim (Video)
Ky piruner ka goma të posaçme që e lejojnë atë të lëvizë në çdo drejtim…
By
Redaksia
0 Min Read
