U lansua aplikacioni më atraktiv për musliman "Muslim Daily Treasure"

U lansua verzioni final i aplikacionit “Muslim Daily Treasure” Thesari Ditor për Muslimanin.
Një ndër aplikacionet më atraktive në platformën Android dhe prej atyrë më të dobishëm për komunitetin musliman. 
Ai është i disponueshëm edhe në gjuhën angleze dhe atë shqipe. Aplikacioni u zhvillua nga puna vullnetare e Dupluss, disa zhvillues, besimtar të ri e të vyeshëm, që kanë organizuar mundin e tyre në këtë projekt për një kohë relativisht të gjatë. 
Aplikacioni synon t’i përmbush nevojat ditore të muslimanit duke shërbyer si kohore e namazeve (takvim) dhe duke u plotësuar me përkujtime të përzgjedhura e të shoqëruara me imazhe dhe dizajn atraktiv grafik. 
Atraksioni, dobia e tij nga përmbajtja dhe mundësitë e shumta për konfigurime janë veçantia e këtij aplikacioni ndaj atyre paraprak.
Përkujtimet e përditësuara në baza ditore janë ajete, hadithe, thënie të dijetarëve, lutje e ditës, foto e ditës, dhe kuptimet e Emrave të Zotit. Aplikacioni ka dy “widgets” të cilat mund t’i vendosni në ekranin tuaj, njëri mundëson pasqyrimin e 5 kohëve të namazit dhe tjetri kohën e mbetur deri në namazin e radhës.
Aplikacioni ka mundësitë e pëlqimit dhe shprëndarjes së materialeve, dhe shpresoj se lexuesi jonë pasi ta instaloj t’i përdorë këto mundësi për ta përhapur këtë të mirë.
Aplikacioni në fillim të instalimit kërkon shtetin për të ofruar më pas kohët e namazeve sipas takvimave zyrtarë të vendeve përkatëse, por ofron edhe mundësinë e kalkulimit automatik të kohës varësisht nga lokacioni ku gjindeni, ai e merr lokacionin në mënyrë automatike dhe ju ofron kohët e namazit sipas “Konventës për kohët e namazit” nga Liga Botërore e dijetarëve musliman”, me mundësi të ndryshimit të konventave të tjera të pranuara.
 

Aplikacioni mund të shkarkohet këtu: 

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dupluss.muslimdailytreasure, instalojeni për të parë detalet e plota si dhe vizitoni faqen në facebook për të rejat e fundit: https://www.facebook.com/MuslimDailyTreasure?fref=nf

PËLQE dhe SHPËRNDAJ AJETIN, HADITHIN OSE THËNJEN
 
 
DAILY TREASURE KONFIGURIMET
Hyrje në pjesën e konfigurimeve të DailyTreasure
SHFAQË KOHËT PËR SABAH, LINDJE TË DIELLIT, DREKË, IKINDI, AKSHAM & JACI
Sabah, Lindje të diellit, Drekë, Ikindi, Aksham & Jaci
 
DISA METODA PËR KALKULIMIN E KOHËS SË NAMAZIT
Kalkulimet më saktat
 
RREGULLO MANUALISHT MINUTAT PËR SECILËN KOHË TË NAMAZIT
Rregullimi manual
 
LAJMËRIMI I KOHËS SË NAMAZIT
Aktivizo lajmërimin që të informoheni për kohën e Namazit, kështu që ju nuk do ta humbisni asnjë kohë të Namazit.
 
LOKACIONI ME HARTË
Lokacioni me hartë në mënyrë manuale për kohë të ndryshme të Namazit
Artikulli paraprakU lansua aplikacioni më atraktiv për musliman "Muslim Daily Treasure"
Artikulli vijuesKard Hasan