Afro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia kosovare (Video)

Rrethanat politike, sociale, ekonomike dhe personale kanë bërë që mbi 37 mijë qytetarë të heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës.

Përkundër këtyre që kanë hequr dorë nga të qenit Kosovar, ka edhe të huaj që kanë marr shtetësinë e Kosovës dhe janë 1412, transmeton Tribuna Channel.

Këto statistika përfshijnë periudhën që nga viti 2009 deri në janar të 2017-ës.

Analisti politik, Ramush Tahiri, theksoi se rritja e numrit të qytetarëve që heqin dorë nga nënshtetësia e tyre ka të bëjë me rrethanat sociale sepse njerëzit nuk kanë benefite nga kjo shtetësi.

Artikulli paraprakDenoncuesi i shefit të AKI’së thotë se Gashi mund t’i hakmerret atij dhe familjes
Artikulli vijuesDaut Haradinaj: Hashim Thaçi është mashtrues. Ja sa lehtë mund ta formojmë ushtrinë!