Daut Haradinaj: Hashim Thaçi është mashtrues. Ja sa lehtë mund ta formojmë ushtrinë!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj insiston në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka theksuar për Gazetën Blic se edhe pa ndryshime kushtetuese, ushtria mund të bëhet.

“Nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese, atëherë është ligji, i cili jep mision të ri edhe mandat të ri FSK-së. Mbetet emri i njëjtë, por kapacitet ndryshojnë edhe misioni. Ndërsa ndërrimi kushtetues kërkon votim të dyfishtë edhe nga Lista Serpska dhe qysh po doket Lista Serpska tash e sa kohë është ajo që po e udhëheq edhe Hashimin edhe Isën”, tha Daut Haradinaj për Gazetën Blic.

Ndërkaq, deklaratat e presidentit të vendit Hashim Thaçi se nëse Lista Serbe nuk e mbështet krijimin e ushtrisë, atë duhet ta bëjë Kuvendi, Haradinaj i ka quajtur mashtruese.

“Unë vlerësoj që presidenti është mashtrues tash e 10 vjet. Nuk e vlerësoj fare deklaratën e tij për ushtrinë. Sikur të donte, ai mund ta bënte Ushtrinë më 2013 qysh kishte premtuar në shesh”, tha Haradinaj.

Në anën tjetër, profesori i së drejtës kushtetuese, Riza Smakaj ka theksuar për Gazetën Blic se edhe pa Listën Serbe duhet të bëhet ushtria e Kosovës.

“Po, unë e mbështes presidentin në këtë pikëpamje (krijimin e ushtrisë edhe pa Listën Serbe). Vendim korrekt, që do të thotë ne duhet ta formojmë ushtrinë me apo pa Listën Serbe. Unë e kam një publikim para tri vjetësh se si do të mund ta krijojmë ushtrinë edhe pa ndryshimin kushtetues dhe kjo mund të bëhet edhe do të bëhet, që do të thotë na mundemi në esencë me bo ndryshime. Emri në fund të fundit le të mbetet i njëjtë”, tha ai për Gazetën Blic.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka theksuar se duhet të provohet që të bindet Lista Serbe që ta votoj ushtrinë. Në këtë kundërtën, sipas tij, nëse këtë nuk e bën Lista Serbe, atëherë është Kuvendi ai i cili do të duhet ta bëjë një gjë të tillë, pra krijimin e ushtrisë edhe pa Listën Serbe.

Ndryshe, ishte pikërisht Daut Haradinaj dhe komisioni parlamentar që ai drejton, të cilët pas provokimeve të fundit të Serbisë si me murin dhe me trenin rus, që kërkuan ndryshime urgjente të ligjit, përmes së cilit do të shndërrohej FSK në ushtri. / Gazeta Blic

Artikulli paraprakAfro 38 mijë qytetarë heqin dorë nga shtetësia kosovare (Video)
Artikulli vijuesAlbin Kurti: Demarkacioni ka vdekur, nuk lejojmë ringjalljen e kësaj marrëveshjeje!