Naser Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për nismën e bashkimit të partive të djathta dhe koalicionin e përfolur ndërmjet AAK-së dhe PDK-së.
Rugova ka thënë në KTV se beson që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të profilizohet nga partitë e qendrës së djathtë. Ai ka theksuar se AAK-ja bashkohet më shumë me LDK-në sa i përket aspektit konceptual, politik dhe programorë se sa me PDK-në.
Rugova ka thënë se secila parti që bënë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës do ta zbeh imazhin e partisë së saj, madje ai këtë e ka thënë edhe për partinë e tij LDK-në, e cila në legjislaturën e kaluar kishte qenë në koalicion me PDK-në.
“Edhe koalicioni me LDK-në dhe PDK-në i bërë atëherë ishte një koalicion jo parimorë, jo natyrorë dhe u panë edhe rezultatet e atij koalicioni dhe andaj dua të besoj se edhe AAK-ja me vëmendje thjesht do ti përcjell hapat e mëtutjeshëm të partnerëve të mëtutjeshëm të partnerëve të besueshëm”, ka thënë Rugova, përderisa si shembull të mirë ka përmendur koalicionin që ishte bërë ndërmjet AAK-së dhe LDK-së.
“Ne e patëm një koalicion me AAK-në, përkundër diferencës në numër, e patëm një koalicion që në kohë të protektoratit dhe të një qeverie thjesht si institucione të përkohshme ka funksionuar bukur mirë. Ka pasur partneritet bukur serioz”, ka thënë Rugova.kohaislame
You Might also Like
Krasniqi: Kosova nuk është vend demokratik – vota manipulohet me 3 euro mbushje!
Kryetari i Këshillit Kombëtar në radhët e NISMA-së për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë sot…
By
Redaksia
1 Min Read
Nis takimi Mustafa-Vuçiq në Bruksel
Ka nis takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij…
By
Redaksia
1 Min Read
Ardian “Bossi”, pagën vjetore në Trust mbi 62 mijë euro
Nuk është Presidentja Atifete Jahjaga, as kryeministri Isa Mustafa, madje as kryeparlamentari Kadri Vesi, që…
By
Redaksia
1 Min Read
"S’ka politikanë-luftëtarë për ta mbrojtur veriun"!
E ka vërejtur se politikanë të huaj që u mblodhën në Prishtinë për ceremonitë e…
By
Redaksia
2 Min Read
Serbët kërkojnë Ujmanin e Gazivodës dhe telefoninë
Qeveria e Serbisë, ka shfaqur haptas interesimin e saj që serbët e veriut të kenë…
By
Redaksia
4 Min Read
Idajet Beqiri, i akuzuar për terrorizëm, mund të ekstradohet në Belgjikë
Idajet Beqiri konsiderohet terrorist nga autoritetet belge. Për vepër të tillë, si pjesëtar i së…
By
Redaksia
3 Min Read
