Nis takimi Mustafa-Vuçiq në Bruksel

Ka nis takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Servbisë Aleksandar Vuçiq.

Mustafa dhe Vuçiq te Mogherini 
 
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka takuar në Bruksel Kryeministrin Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
 
Shpejt pritet fillimi i bisedimeve.
 
Në këtë raund negociatash, siç është thënë, pritet të mbyllet kapitulli lidhur me kodin e telefonisë mobile, si dhe faturimi i energjisë dhe inkuadrimi i tetë komunave veriore në sistemin kosovar energjetik.
 
Gjithashtu, pritet të diskutohet edhe lidhur me temat e mundshme në kuadër të takimeve të ardhshme, që kërkojnë të përmbyllen, e që njëra prej tyre mund të jetë krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
 
Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeministri Aleksandar Vuçiq shënojnë takimin e dytë të tyre, pas atij të 9 shkurtit – i cili pas mesnatës ishte finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë.
Artikulli paraprakSPONDILOZA
Artikulli vijuesIncidenti në Gushincë, ja çka thonë banorët e Likovës (VIDEO)