Kryeministri Yıldırım ndodhet në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e 53-të Ndërkombëtare të Mynih-ut për Sigurinë
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ndodhet për vizitë në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e 53-të Ndërkombëtare të Mynih-ut për Sigurinë. Yıldırım në këtë kuadër është takuar me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Yıldırım-Merkel është zhvilluar në hotelin Bayerischer Hof, në Münih dhe ka zgjatur rreth 50 minuta.
Në këtë takim kryeministri i Turqisë është shoqëruar nga kryenegociatori i Turqisë dhe ministri për Çështjet e BE-së, Ömer Çelik, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Sporteve dhe Rinisë, Akif Çağtay Kılıç dhe ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Işık.
Në kuadër të takimeve Kryeministri i Turqisë është takuar edhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, takim ky i cili ka zgjatur rreth një orë.