Thaçi në KS: Kosova dënon incidentet në Kumanovë dhe përkrah Maqedoninë stabile

0
146
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po flet në Këshillin e Sigurimit e cila për temë ka situatën në Kosovë.
 
Thaçi në fillim uroi 70 vjetorin e themelim të Kombeve të Bashkuar dhe përkujtoi se Kosova tashmë është njohur nga më shumë se 100 shtete që e përbëjnë këtë organizëm. Shefi i diplomacisë së Kosovës e quajti të suksesshëm administrim e KB-së në Kosovës njëri nga shtetet më të sigurta në rajon.
Thaçi foli për gjendjen ekonomik të vendit dhe përkujtoi, siç tha ai, të arriturat ekonomike në vend .
 
Ai tregoi edhe për fluksin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar një jetë më të mirë në Perëndim. Ai tha se është i pakënaqur me sjelljen e shtetit serb, sidomos me veprimet e policëve serbë të cilët kanë marrë ryshfet për të lejuar dhe lehtësuar emigrimin e qytetarëve të Kosovës.
 
Thaçi lavdëroi marrëveshjen me Listën serbe dhe kthimin e këtij subjekti politik në institucionet e Kosovës.
 
Thaçi në vazhdim bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend sh shtoi se Kosova në marrëdhëniet me Serbinë dëshiron të ndjekë shembullin e Francës dhe të Gjermanisë.
 
Thaçi foli edhe për ngjarje në Maqedoni, incidentet nëm Kumanovë dhe tha se Qeveria e Kosovës e dënon këtë dhunë dhe njëkohësisht se ajo është për një Maqedoni stabile e të qëndrueshme multietnike. Shefi i diplomacisë së Kosovës tha se me Maqedoninë nuk ka konteste kufitare, se me të është bërë demarkacioni pa e zhvilluar asnjë gjyqi ndërkombëtar.
 
Duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi tha se kjo është hera e pestë që hetohen ushtarë e UÇK-së.
 
Duke folur për luftën e fundit ai tha se luftën në Kosovë e ka shkaktuar Serbia, e ka udhëhequr Qeveria e Serbisë, ndërsa lufta e shqiptarëve ka qenë luftë çlirimtare.
 
Thaçi foli edhe për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë, ai këtë rast tha se është Koha e fundit që të ndodhë pajtimi ndërmjet dy vendeve.
 
Lidhur me demarkacionin ndërmjet Kosovës e Serbisë kërkoi që ky të bëhet me ndihmën e organizmave ndërkombëtarë.
 
Thaçi përsërit se Serbisë do t’i kërkohet reparacioni i luftës.
 
Në fund ai kërkoi që të përfundojë prania e UNMIK-ut në Kosovë.kohaislame