Deklarata e fundit e Ramush Haradinajt për Hashim Thaçin mund të jetë fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve midis dy partive. A mund të jetë kjo sinjalizim për një koalicion të ardhshëm?
Nga Colmari i Francës, ku mbahet në arrest shtëpiak, Lideri i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kursyer Presidentin Hashim Thaçi nga popullizmi i mundshëm, për ta fajsuar atë lidhur me arrestimin nga autoritetet franceze në Aeroportin e Baselit.
“Ne e kemi garën politike në Kosovë dhe jemi kundërshtarë politik. Mirëpo, këto goditje për mua adresën e kanë në Beograd. Ata janë sponsorues të këtyre goditjeve. S’mund të jap mendime të pabazuara dhe ta fajësoj dikë si Thaçi”, ka thënë Haradinaj.
Kjo deklaratë e Haradinajt, vjen si reagim ndaj pyetjes së një gazetari shqiptar nga Maqedonia, i cili ngrit çështjen e implikimit të mundshëm që mund të kenë kundërshtarët e tij në Kosovë, lidhur me arrestimin e tij në Francë, dhe këtu duke aluduar në Presidentin Thaçi.
Haradinaj i ka mohuar këto supozime mediale, duke zgjedhur të përgjigjet objektivisht dhe pa paragjykime, gjë që në një mënyrë tregon unitet dhe përgjegjësi edhe ndaj kundërshtarëve të tij politik e partiak.
Kjo deklaratë poashtu dallon nga zyrtarë të tjerë të AAK’së, që diskursin e tyre politik e kanë më të ashpër sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Një tjetër fakt që tregon për zbutje dhe afrim të marrëdhënioeve vërhet edhe te Presidenti Hashim Thaçi, i cili të dielen ka kërkuar zyrtarisht nga Interpoli, t’i tërheq të gjitha “akuzat e pa baza të Serbisë ndaj pjestarëve të UÇK’së”.
Zgjedhja e një diskursi konstruktiv dhe objektiv, në mbrojtje të UÇK’së, luftës dhe akuzave të ardhshme për krime lufte nga Gjykata Speciale në Holandë, a do të jetë një arsye më shumë për fillimin e përmirësimit të marrëdhënieve midis këtyre dy partive, që dikur ishin bashkë duke përfaqësuar ‘krahun e luftës’, dhe gjenezën e kanë nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kjo mbetet të shihet, megjithëkëtë ndryshimi i disponimit ka filluar të vërehet së paku deklarativisht, nga të dyja palët.
Ndryshe, zgjedhjet siç ka raportuar gazetametro.net, varen edhe nga demarkacioni i cili pritet të hyjë në agjendë në mars të këtij viti. Dëshira e partive në Qeveri dhe në Opozitë mbetet që ato të organizohen së bashku lokale dhe nacionale në vjeshtë të këtj viti. /gazetametro