OBSH: Si pasojë e ndotjes së mjedisit në vit vdesin 1.7 milionë fëmijë

Në raportin e parë theksohen format më të përhapura të vdekjes tek fëmijët të shkaktuara si pasojë e ndotjes së mjedisit, ndërsa në mesin e tyre përmenden diarreja, malaria dhe pneumonia

Dy raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se si pasojë e ndotjes së mjedisit në vit vdesin 1.7 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një nga katër vdekjet e fëmijëve të moshës nën pesëvjeçare në mbarë botën, shkaktohet si pasojë e ndotjes së ajrit të hapësirave të mbyllura dhe të hapura, ujit të ndotur, duhanpirjes pasive dhe mungesës së kushteve sanitare.

Në raportin e parë theksohen format më të përhapura të vdekjes tek fëmijët të shkaktuara si pasojë e ndotjes së mjedisit, ndërsa në mesin e tyre përmenden diarreja, malaria dhe pneumonia.

Artikulli paraprak“Nëse Shqipëria nuk është efektive kundër FETO-s, mund të akuzohet për financim terrorizmi”
Artikulli vijuesNë shtator pritet të fillojë ndërtimi i objektit të Universitetit “Nënë Tereza”