Kurz i cili thotë “mos ejani për referendum” ka marrë pjesë në një tubim në Maqedoni

Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, i cili ka bërë deklarata kundër ardhjes së Erdoğan-it në Austri, për referendumin, është vënë re që ka mospërputhje me ato që thotë dhe ato që bën

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, i cili ka bërë deklarata kundër ardhjes së Erdoğan-it në Austri, për referendumin, është vënë re që ka mospërputhje me ato që thotë dhe ato që bën, raporton  (AA).

Kurz i njohur me deklaratat e tij islamofobike dhe turkofobike, bëri disa deklarata ku thoshte se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mund të vijë në Austri për takime dypalëshe, por jo për të mbajtur fjalim përpara zgjedhësve turq që ndodhen në këtë vend.

Ndërkohë kontrasti më i madh mes asaj që thotë dhe vepron Kurz është fakti se vetë ai ka zhvilluar një takim elektoral në Maqedoni para zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara më 11 dhjetor në këtë vend, duke dalë hapur përkrah VMRO-DPMNE-së.

Kurz ishte pjesë e tubimit të zhvilluar më 27 nëntor në Shkup, ndërsa pas reagimeve të partive opozitare VMRO-DPMNE deklaroi se ai ka marrë pjesë në këtë tubim si pjesë e Partisë Popullore të Europës (EPP).

Kurz ka mbajtur edhe një fjalim në këtë tubim, përpara mijëra njerëzve ku ka thënë se ata i janë mirënjohës Maqedonisë nën drejtimin e VMRO-DPMNE-së për ndihmën e dhënë për mbylljen e korridorit ballkanik ndaj refugjatëve.

Kurz është shprehur i lumtur që është ftuar në këtë tubim dhe më pas ka shtuar: “Nëse nuk do të ishte qeveria juaj, nuk mund ta mbyllnim ‘Rrugën Ballkanike’ të refugjatëve. Në saj të qeverisë suaj ja arritëm qëllimit. Ne ju jemi mirënjohës që na ndihmuat në këtë kohë të vështirë. Ju uroj shans në këtë garë elektorale në emër të Partisë Popullore të Austrisë”.

Ndërsa pas një pyetjeje një ditë më vonë se a do të krijonte diskutime pjesëmarrja e tij në një takim elektoral të VMRO-DPMNE-së, Kurz i është përgjigjur se nuk ka gjë për të diskutuar pasi ai ndodhet aty në emër të EPP-së.

Ndërsa duke vënë në dukje se ai qëndron pas fjalëve që ka thënë në tubim, Kurz në vijim u ka bërë thirrje qytetarëve të shkojnë në votime dhe vetëm ata e dinë se kujt do t’i japin votën.

Ndërkohë që pjesëmarrja dhe fjalimi i tij në tubimin e VMRO-DPMNE-së ngjalli reagime të ashpra nga opozita e atëhershme, analistët në vend komentuan se kjo ishte një situatë jo e zakontë për politikën në vend.

Kritika edhe nga mediat austriake

Pjesëmarrja e Kurz në tubimin e një partie në Maqedoni është kritikuar edhe nga mediat austriake.

Gazeta “Der Standard” përmes një artikulli në lidhje me këtë rast shkruan: “Kurz bën propagandën e një partie të diskutueshme në qeveri”, ndërsa në brendësi të shkrimit Kurz është kritikuar për pjesëmarrjen dhe fjalimin e mbajtur në tubimin e VMRO-DPMNE-së.

Artikulli paraprakHolanda shkon në zgjedhje nën vorbullën e racizmi
Artikulli vijuesBE bën thirrje për uljen e tensioneve mes Turqisë dhe disa vendeve anëtare