Kongresi i SHBA-së kritikon vendimin e dënimit me vdekje të Mursit

0
158
Kongresi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një seancë për të diskutuar për vendimin e dhënë nga gjykata ndaj Muhammed Mursit.
 
 
Kongresi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një seancë për të diskutuar për vendimin e dhënë nga gjykata ndaj Muhammed Mursit, presidentit të parë që u zgjodh me votë popullore në Egjipt. Anëtarët e kongresit kanë kritikuar vendimin e dënimit me vdekje ndaj Mursit dhe praktikat represive të qeverisë, me shkeljet e normave demokratike dhe të të drejtave të njeriut në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kongresmenja republikane, Ileana Ros-Lehtinen në këtë seancë duke theksuar se “që nga revolucioni i vitit 2011 e deri tani përparimi ka qenë i ngadaltë nga ajo çka ata dëshirojnë”. Ajo  u shpreh se SHBA kur formon objektivat e politikës së jashtme, fusha që ajo duhet ti japë përparësi duhet të jetë të drejtat e njeriut.
 
Lehtinen duke vënë në dukje se Egjipti në kohët e fundit duke u larguar nga SHBA, ka qëllim të afrohet më shumë me Rusinë, mbrojti idenë se nuk do të lejojnë që presidenti rus Vladimir Putin të dëmtojë marrëdhëniet e SHBA-së me Egjiptin, ku sipas saj kjo do të ishte një goditje e rëndë ndaj interesave të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Por Lehtinen, ka theksuar më tej se SHBA duhet të reagojë në lidhje me mos arritjen e përparimeve në reformën e brendshme të qeverisë egjiptiane.
 
– “Jam i shqetësuar nga dënimi me vdekje i Mursit”-
 
Ndërsa anëtari demokrat i Kongresit, Brendan Boyle, duke kritikuar dënimin me vdekje ndaj Mursit u shpreh se “jam i shqetësuar jo vetëm për dënimin me vdekje ndaj Mursit, por edhe për dënimet me vdekje ndaj mbi 100 personave të tjerë”.
 
Ndërsa anëtari republikan i Kongresit, Ted Yoho pas seancës duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarit të AA-së ai tha se “Ekzekutimi i Mursi’, do të përshkallëzojë edhe më tej paqëndrueshmërinë në këtë vend”.