Kushtetuesja rrëzon nenin për benificionet e veteranëve që jetojnë jashtë vendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Veterani luftëtar i UÇK-së që jeton në shtet tjetër, gëzon të drejtën në benificione tjera sipas këtij ligji por nuk gëzon të drejten në pension.

Kërkesë për interpretim të Kushtetueses të ndryshimeve të Ligit i kishte dërguar në Kushtetuese deputetja e VV-së Aida Dërguti.

Gjykata po ashtu gjeti se neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën; si dhe neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 janë në pajtueshmeri  me Kushtetutën.

Artikulli paraprakAsociacioni, zbatim i marrëveshjes apo “pazar” politik
Artikulli vijuesMarrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Turqi në fushën e bujqësisë