Obama pranon se gjykatat dhe ligji amerikan nuk i trajton të gjithë njerëzit njëlloj

Presidenti amerikan, Barak Obama tha se vendimi i gjykatës për të mos ndjekur penalisht policin e bardhë që vrau një person të paarmatosur afro-amerikan “dërgon në probleme më të mëdha,” me dekada të pranishme në Shtetet e Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Trupi gjykues në New York, dje refuzoi të ngrejë akuzë kundër policit Daniel Pantaleo për vrasjen e Eric Garner, ngjarje e cila ndodhi në korrik të këtij viti. “Ky është problem i Amerikës. Kur ligji nuk trajton njëlloj të gjithë njerëzit në këtë vend, ky është problem. Është detyra ime, si President i këtij vendi, ta zgjidh këtë çështje,” tha Obama.

Eric Garner vdiq gjatë arrestimit të dhunshëm në New York, me pretendimin se ai ishte i përfshirë në shitjen e paligjshme të cigareve. Në video e cila më vonë u postua në internet, mund të dëgjohet Garner, i cili ishte astmatik, ku thotë se “nuk mund të marr frymë!”, Ndërsa polici Pantaleo kapi atë me teknikën e ngulfatjes.

Teknika e shtrëngimit me dorë rreth qafës me rastin e arrestimit, është e ndaluar për policët e New York-ut. Javën e kaluar, gjykata në Misuri gjithashtu liroi nga akuza edhe një polic të bardhë i cili vrau nga të shtënat një adoleshentët me ngjyrë në Ferguson në gusht të këtij viti.

“Kjo çështje është problem për dekada të tëra, është i pranishëm në Shtetet e Bashkuara”, tha Obama, duke iu referuar mostolerancës racore.
Demonstratat për vrasjen e të riut me ngjyrë në Ferguson muajin e shkuar janë përhapur në të gjitha qytetet e Amerikës. Pas vendimit të ri gjyqësor, në rrugët e New York-ut pritet numër edhe më i madh i demonstruesve.

Artikulli paraprakAmbasadorit të Turqisë në Beograd i është dorëzuar notë proteste për shkak të vrasjës së tifozit
Artikulli vijuesSpanje, autoritetet në përgatitje të “listës së zezë” për tifozët e dhunshëm