Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka nisur hulumtimin lidhur me rastin e lindjes së një foshnje në korridorin e Klinikës Gjinekologjike .
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Gjinekologjisë, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.
“ Po ashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.
Mediat raportuan mbarëm se nëna nga Ferizaj Vahide Tasholli ishte lënë të lindë e vetme derisa fëmija gjatë lindjes i kishte rënë në pllaka.