Trump nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

WASHINGTON, DC - MARCH 13: US President Donald J. Trump signs an executive order entitled, 'Comprehensive Plan for Reorganizing the Executive Branch', beside members of his Cabinet in the Oval Office of the White House on March 13, 2017 in Washington, DC. (Photo by Michael Reynolds-Pool/Getty Images)

Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve, ku edhe zyrtarisht përfundoi procesi i ratifikimit në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 votuan “pro”, ndërsa vetëm dy senator, Rend Pol dhe Majk Li, ishin kundër.

Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi duhet ta ratifikojë edhe Spanja, ndërsa Holanda duhet të kalojë afatin ligjor për organizimin e referendumit eventual. Në fund të procesit, nevojitet që edhe Parlamenti malazez të miratojë këtë dokument, ku Mali i Zi edhe zyrtarisht bëhet vendi anëtar i 29-të i NATO-s.

Artikulli paraprakOpozita dhe analistët në Kosovë: pse duhet të hetohen punësimet në stafin diplomatik
Artikulli vijuesTakimi ministror i G7, pa sanksione të reja ndaj Rusisë