Menduam se i kishim hequr qafe armet kimike, sidomos gazin Sarin. Na ishte premtuar se nuk do të përsëritej më e njëjta tragjedi.
Tashmë të gjithë keni degjuar dhe i keni parë lajmet për sulmin me armë kimike në Khan Sheikhoun,në veri të Sirisë.
Menduam se i kishim hequr qafe armet kimike, sidomos gazin Sarin. Na ishte premtuar se nuk do të përsëritej më e njëjta tragjedi.
Dëshmitarët okularë kanë numëruar mbi 100 të vdekur nga gazi helmues i cili shpërtheu pas bombardimeve nga regjimi sirian. Shumica e viktimave janë të moshuar, fëmijë të vegjël dhe njerëz të pamundur. Këta janë edhe më të ndjeshmit e të parët që vdesin nga pasojat e sulmit kimik.
Menduam se i kishim hequr qafe armet kimike, sidomos gazin Sarin. Na ishte premtuar se nuk do të përsëritej më e njëjta tragjedi. Kjo ishte konsideruar si vija e kuqe. Liderët botërorë dolën vetë garant.
Sot, liderët botërorë janë mbledhur për të diskutuar mbi atë që ka ndodhur. Janë mbledhur për të mos bërë asgjë për të disatën herë. Nuk ka si të jetë ndryshe pasi këta janë të njejtët që kanë dështuar deri më sot që të arrijnë një marrëveshje për Sirinë, e tani diskutojnë për një të ardhme me Asadin, i cili ishte përgjegjës për një sulm të ngjashëm në vitin 2013 si dhe për vrasjen e qindra mijëra vicilëve të tjerë gjatë këtyre gjashtë viteve luftë.
Asgjë nuk po bëhet për t’i vënë autorët përpara përgjegjësisë. Përkundrazi, Asadit përditë vetëm po i shtohen aleatët, e po i pakësohen armiqtë.
Atëherë, ajo çka na mbetet të bëjmë është që t’i përdorim rrjetet sociale dhe portalet për të ndërgjegjësuar njerëzit për tragjedinë që po ndodh atje. Por pa anashkaluar përpjekjet tona në botën reale.
“Nëse nuk keni mundësi ta ndryshoni të keqën me dorë, të paktën ndryshojeni atë me gojë” – thënie e Profetit Muhamed!