Muslimanët nuk kanë pse të kërkojnë ndjesë për terrorizmin

Supozimi i fajit derisa provohet ndryshe rizgjoi frikën time drithëruese se muslimanët, pavarësisht gjithë ndjesave tona, do të perceptohen gjithnjë si alienët e integruar të Europës.

Nga Mehreen Khan | Finacial Times

Një ndjesi e njohur tashmë pushtoi muslimanët europianë, përfshirë edhe mua, pas sulmit terrorist të muajit të kaluar në Uestminster. Mes tmerrit, spekulimet për identitetin e agresorit shtuan edhe më shumë frikë mes të gjithë atyre që e identifikojnë veten me Islamin – nga më të devotshmit deri tek praktikantët e paditur.

Telefoni im shumë shpejt u mbush me mesazhe të ankthshme nga miq dhe familjarë për motivet e njeriut që vrau tre kalimtarë me një makinë përpara se të vriste edhe një polic. “A është musliman agresori?” (Si gazetare që jam, të afërmit e mi supozuan se duhet të kisha të dhëna sekrete për këto çështje, duke injoruar faktin që e kisha kaluar pjesën më të madhe të ditës duke shkruar për inflacionin).

Imazhet nga vendngjarja shpejt treguan se agresori ishte një burrë me lëkurë të errët dhe me mjekër. Duke parë konteksin, ishte mjaftueshëm për të provokuar një ndjesi fundosjeje me të cilën shumë muslimanë janë mësuar tashmë që prej sulmeve të 11 shtatorit. Nuk ka rëndësi që ashtu si doli më vonë, Khalid Masood ishte lindur në Kent si Adrian Russell Elms, e që kishte kaluar përmes një sërë dënimesh që nga mosha 18-vjeçare derisa ishte konvertuar në Islam në moshë të vonë. (Një ish-mik i tij i tha medias se, kur ishte i ri, Masood ishte ankuar se një pub në lagjen e tij ishte shndërruar në xhami). Përqafimi i besimit prej tij, me gjasa në burg, ishte i mjaftueshëm për të fryrë sërish flakët e “çështjes muslimane” në Britaninë e Madhe.

Si duhet që të reagojnë muslimanët pas ngjarjeve të tilla. Një mikeshë në Londër më tha se kishte ndjerë të menjëhershme nevojën për “e teprimit të shprehjes së ndjenjave për sulmin tek kolegët e saj”. Kjo ndjesi nuk është e panjohur.

Në ditët pas sulmit, një fushatë e titulluar “Muslimanët e bashkuar për Londrën” mori përsipër mbledhjen e fondeve për viktimat e sulmit ndërsa u panë edhe shprehje publike solidariteti si zinxhiri njerëzor i grave muslimane në urën e Uestministerit.

Duke nënvizuar rëndësinë e akteve të tilla të shprehjes së keqardhjes nga ana e muslimanëve duket se një sjellje e till është shndërruar në një korrektim të nevojshëm. Muslimanët britanikë, të mësuar me akuzat se ata rrisin radikalët brenda komuniteteve të tyre, e kanë shndërruar në detyrim dënimin e terrorizmit të ndërmarrë në emër të besimit të tyre.

Por, këto ndjesa të përsëritura ngrenë pikëpyetje: përse duhet që muslimanët të ndjejnë nevojën për të thënë “më vjen keq” në fund fare? Sa shpesh duhet që një musliman ta shkëpusë veten publikisht nga individët me të cilët nuk ndan asgjë tjetër të përbashkët përveçse ka të njëjtin besim, një grup që përfshin më shumë se 1.5 miliardë njerëz?

Debati në Britaninë e Madhe për shkaqet e terrorizmit të lindur në shtëpi ka pasur shumë zhvillime që nga sulmet e 7 korrikut 2005. Njihet se shumë terroristë islamistë kanë tipare të përbashkëta si kriminalitet banal, shpesh dhunë në familje, dhe priren të kenë vetëm njohuri shumë të përgjithshme, madje njohin vetëm frazat bazike të Islamit.

Nxjerrja e përfundimeve për një grup bazuar në veprimet e një krimineli të dhunshëm është qesharake kur aplikohet në ndonjë kontekst tjetër. Ashtu si edhe e shkroi dikush në rrjetet sociale: “Nigel Farage është 52 vjeç dhe nga Kenti. Kështu që ai ka lidhje me agresorin e Uestministerit. Kur do ta zgjidhim këtë problemin e 52-vjeçarëve nga Kenti?”.

Pas sulmit, imazhi i një gruaje të veshur me hixhab që kalonte pranë një të plagosuri ndërsa shihte telefonin e saj u përhap me shpejtësinë e një zjarri të pakontrollueshëm në blogjet e së djathtës dhe në rrjetet sociale. Pas saj, dukeshin kalimtarët që po ndihmonin një viktimë të sulmit.

“Kështu është sesi ‘radikalët’ janë në gjendje të ruajnë kontrollin dhe të vrasin me mijëra. ‘Të moderuarit mbyllin sytë dhe nuk bëjnë asgjë për t’i ndaluar”, tha një komentator online.

Brenda ditës, gruaja u ndje e detyruar të lëshonte një deklaratë ndjese, duke shpjeguar se fotografia është shkrepur ndërsa ajo kontaktonte familjen e saj për t’u thënë se ishte mirë dhe se ndërkaq, kishte ofruar ndihmë për viktimat.

Supozimi i fajit derisa provohet ndryshe rizgjoi frikën time drithëruese se muslimanët, pavarësisht gjithë ndjesave tona, do të perceptohen gjithnjë si alienët e integruar të Europës.

Në të kaluarën, unë kam kaluar shumë vështirësi për të humanizuar muslimanët në shtyp – me artikuj bazikë të përqëndruar në faktin se ne mund të pëlqejmë modën apo ushqimin e mirë- sikur materializmi i përbashkët të ishte një provë përfundimtare se ne “jemi vërtet si gjithë të tjerët”.

Megjithatë, përgjigja ndaj ngjarjeve në Uestminister më ka bërë ta ul cinizimin. Në një epokë politikash të brishta që komandohen nga identiteti, detyra e ç’kriminalizimit të muslimanëve është afatgjatë.

Dhe, në një epokë ku ne na thuhet të përqafojmë “vlerat britanike”, ka disa gjëra më shumë britanike sesa të kërkosh ndjesë për diçka që nuk është faji yt.

Mehreen Khan është gazetare për biznesin. Ajo shkruan për ekonominë, eurozonën dhe financat globale në “Financial Times”.

Artikulli paraprakHistorianët e Deçanit: Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të shpallen pasuri kombëtare
Artikulli vijuesKomuniteti ndërkombëtar i ka duart e lyera me gjakun e fëmijëve sirianë