Si dhjetëra, ndonëse dhe qindra të tjera gjëra, edhe Interneti është kthyer në një konspiracion si dhe një propagandë e madhe magnetike dhe tërheqëse për këdo, por që jo gjithmonë është e sigurt.
Jemi në shekullin e 21 ku gjithçka ka përparuar mjaft, dhe Interneti si dhe teknologjia kompjuterike, janë kthyer në burimet dhe superfuqitë që dalëngadalë priten të “sundohen” dhe kontrollohen nga hakerat si dhe shërbimet dhe shoqëritë sekrete.
Mjafton vetëm një adresë email-i ose një llogari e re në Google ose Facebook që dikush me kontroll të plotë të mbledhë informacione mbi ju dhe t’ju mbajë nën kontroll dhe vëzhgim gjatë gjithë kohës.
Por kjo nuk është e gjitha. Social media, është kthyer në një propagandë dhe një burim i informacioneve të rreme, të ashtuquajtura “Fake news”
Këto janë lajme që janë të krijuara tërësisht për të mashtruar lexuesit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, ishin të mbushura me shembuj lajmesh, sipas të cilave “x person i famshëm kishte mbshtetur Donald Trumpin”, kur nuk ishte aspak kështu.
Por, edhe faqet humoristike, si “Onion” apo “Daily Mash” paraqesin lajme të rreme me qëllim që të satirizojnë mediat. Problemet shfaqen kur lexuesit e shohin lajmin të shkëputur nga konteksti dhe e ndajnë me të tjerët.
Mashtrime, që më pas raportohen pa patur qëllim të keq, ose padashje, nga burime informacioni të besueshme. Një shembull i kohëve të fundit mund të jetë lajmi për bashkëthemeluesi të birrës korona. Sipas këtij lajmi, në testamentin e tij, ai bëri gjithësecilin banor të fshatit të tij, një milioner.
Elemente të vërtetë por të zgjedhur në mënyrë selektive nga një lajm, dhe që bëhen bashkë për t’i shërbyer një agjende. Një prej shembujve më kryesorë është shkenca e nxitur prej “marrëdhënieve publike” për produktet ushqimore. Si për shembull kur shkruhet se “x ushqim që mendoje se ishte i pashëndetshëm, në fakt është i mirë për ty”.
“Lajmet e rreme duket se, krejt papritur, janë bërë të modës”, shkruan në një artikull në The Wall Street Journal, Robert Tomson, drejtor ekzekutiv i “News Corp”, në pronësi të të cilës është edhe vetë e përditshmja amerikane. Sipas tij, e rremja ka më shumë se një dekadë që përhapet, por sot, për shkak të shkallës së lartë të ndryshimeve që duopoli digjital – Google dhe Facebook – kanë imponuar mbi lajmet dhe reklamat, “rrenat online” janë bërë më të dukshme. Dy publikuesit më të fuqishëm të lajmeve në histori, së bashku, kanë krijuar një ekosistem, i cili është jofunksional dhe destruktiv nga pikëpamja sociale.
Nuk ka asnjë dyshim, se të dy kompanitë mund të kishin bërë shumë më tepër, për të nënvizuar se ka një hierarki të përmbajtjes (content-it), por në vend të kësaj, ata shtuan fitimet dhe fuqinë, duke adoptuar një filozofi të “tokës së sheshtë”, e cila nuk bën dallim mes të rremes dhe reales, për një arsye të thjeshtë: fitojnë shumë para nga të dyja.
Duopoli digjital kontrollon afro dy të tretat e tregut të reklamave. E vetmja kosto që këto kompani kanë patur kanë qenë kontratat fitimprurëse për lobingje dhe avokatë. Por kostoja sociale e kësaj strategjie është shumë më e thellë.
Në fakt është qesharake të mendosh sot se, Google dhe filiali i tij, YouTube, që kanë fituar me miliarda dollarë prej content-it të të tjerëve, tashmë ankohen se nuk munden që të monitorojnë këtë përmbajtje. Si të thuash, po ne monetizojmë, por nuk monitorojmë. Por me sa duket, paratë e kanë një çmim…
Tendenca e fortë e lajmeve të rreme gjatë vitit 2016, ishte shumë ndryshe nga mënyrat analoge të kontrolluara kryesisht nga shteti, në propagandën e shekullit 20. Ajo që pamë një vit më parë, ishin grupe të vegjël njerëzish që përfitonin prej ndërveprimit në mediat sociale, si dhe algoritmeve të tyre, për të krijuar artikuj hiperbolikë përreth një ngjarjeje politike madhore: zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Megjithatë, propaganda dhe lajmet e rreme kanë ngjashmëri: të dyja janë mënyra të shtrembërimit të të vërtetës për të bindur njerëzit duke shfrytëzuar emocionet, si dhe për të nxitur veprim. Ndonëse ky veprim duket politik, motivimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA nuk ishte domosdoshmërisht i tillë. Shumë krijues po kërkonin më shumë një rrugë për të fituar, duke shpërndarë materiale dhe duke fituar audiencë që do të shihnin reklamat përbri artikujve.
Në fakt, së fundmi, Gjermania ishte duke miratuar legjislacionin që kërcënon gjigandë të teknologjisë, si Facebook Inc., me gjoba deri në 50 milionë Euro, nëse këto kompani nuk u japin përdoruesve zgjedhjen për t’u ankuar, në lidhje me gjuhën e urrejtjes apo lajmet e rreme, ose refuzojnë të heqin përmbajtje të paligjshme.
Një prej maksimave të përsëritura më shumë midis atyre që merren me spiunazh na kujton se nuk ekzistojnë shërbime inteligjente mike, por vetëm shërbime inteligjente të vendeve mike. Ende sot nuk është e vështirë t’i gjendet konfirmimi. Shërbimet sekrete izraeliane konsiderohen ndër më agresivet në përpjekjen për të kapur sekrete midis kolegëve të tyre amerikanë dhe vetë amerikanët kishin një informator në brendësi të shërbimeve sekrete gjermane, shërbime që po amerikanët i kishin krijuar dhe kontrolluar nga fillimi i Luftës së Ftohtë.
Kjo luftë e ashpër ecën paralelisht me bashkëpunimin intensiv midis po këtyre agjencive të inteligjencës. Studiuesit dhe specialistët e sektorit bien dakord kur theksojnë se ky bashkëpunim është më i rëndësishëm se kurrë më parë dhe ka arritur nivele mjaft të larta. Sidomos në luftën kundër një armiku transkombëtar si terrorizmi xhihadist, bashkëpunimi ndërkombëtar midis agjencive të inteligjencës rezulton thelbësor. Megjithatë jemi ende larg nga pasja e një kuptimi të kënaqshëm të këtij fenomeni. Në këtë artikull të shkurtër do të përqëndrohemi mbi intelligence sharing, domethënë mbi ndarjen e produkteve informative me agjenci të huaja, ndoshta aspekti më i rëndësishëm dhe më i shpeshtë i këtij bashkëpunimi. Në bazë të analizës së literaturës, përshkruajmë benefitet kryesore që burojnë nga shkëmbimi informativ, rreziqet më të mëdha dhe pengesat që bëjnë të vështirë, dhe në fund kërkojmë që të identifikojmë kushtet që e bëjnë pakashumë të mundshëm.