Shqiptarët festojnë këto ditë 100 vjetorin e pavarësisë dhe të krijimit të shtetit të parë pas rënies së perandorisë osmane. 28 nëntori është dita më e shënuar për shqiptarët kudo ku janë. Mes përshëndetjeve e festimeve këto ditë, një vend i rëndësishëm mirënjohejeje i është kushtuar Presidentit amerikan Woodraw Wilson, që shqiptarët e konsiderojnë si mbrojtësin e egzistencës së shtetit të tyre. Kjo mirënjohje është thelluar më tej sot me mbështetjen e Shteteve e Bashkuara për shpëtimin e Kosovës nga spastrimi etnik i regjimit të Millosheviçit dhe më pas duke u bërë mbështetësi kryesor i pavarësisë së saj. Shtetet e Bashkuara ishin po ashtu instrumentale në mbështetjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Zëri i Amerikës do t’ju sjellë në ditët në vazhdim mesazhe përshëndetjeje dhe intervista me ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991. Dhe ndërsa Shqipëria feston më 28 Nëntor 100 vjetorin e pavarësisë, vetëm një javë më pas, më 4 dhjetor, mbushen 90 vjet nga vendosja e marrëdhënieve të para diplomatike me Amerikën në vitin 1922. Në kuadër të përshëndetjeve të ish ambasadorëve amerikanë, ju ftojmë të ndiqni intervistën që kolegu Arben Xhixho zhvilloi me ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William Ryerson. Ambasadori Ryerson sh]rbeu nabnë nga dhjetori i vitit 1991 deri në tetor të vitit 1994.
You Might also Like
Dubai: Mbi 2.000 njerëz janë konvertuar vitin e kaluar në Islam
Vetëm vitin e kaluar, 2115 njerëz të nacionaliteteve të ndryshme janë konvertuar në Islam përmes…
By
Redaksia
2 Min Read
Izraeli shemb objekte arkeologjike islame pranë xhamisë Aksa
Organizata e vakëfit dhe trashëgimisë “Aksa” ka bërë publike shembjen nga ana e Izraelit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Këngëtari serb Djordje Balasevic u kërkoi falje muslimanëve sepse e shau Zotin (video)
Djordje Balasevic, këngëtarë artist nga Serbia, para koncertit të ardhshëm në Novi Pazar në konferencën për…
By
Redaksia
1 Min Read
Dhjetëra të vrarë nga sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara
Dhjetëra njerëz civil janë vrarë nga koalicioni i Shteteve të Bashkuar nga luftimet ajrore kundër…
By
Redaksia
2 Min Read
Reagimet e para ndërkombëtare për situatën në Egjipt
Kanë filluar të vijnë reagimet e para për situatën e sotme në Egjipt e cila…
By
Redaksia
2 Min Read
Të shtysh pensionin me … 1.5 ton flori
Pak përpara se të arratiseshin nga Tunizi, gruaja e tij, Leila, solli me shpejtësi edhe…
By
Redaksia
4 Min Read
