Një studim ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin, parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.
Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit.
Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë.
Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek mijtë.
Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin.
Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve.
Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.
Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru./Kumti.com