Pse vrapon, kur mjafton të ecësh?
Vrapim apo ecje? Cila prej të dyjave është më mirë për shëndetin?
Ja disa përgjigje befasuese.
Një studim i ri në revistën e Shoqatës Amerikane të Zemrës thotë se energjia është e njëjtë për ecje të moderuar dhe intensive, po ashtu të njëjtja janë edhe përfitimet shëndetësore.
Për 6 vjet, shkencëtarët analizuan Indeksin e Masës të Trupit apo BMI-në e 33 mijë vrapuesve dhe 15 mijë personave që ushtroheshin me ecje dhe zbuluan se ata që vraponin përfituan vetëm në një sasi më të shkurtër kohe.
Të dy grupet ulën rrezikun e tensionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit, diabetit dhe sëmundjeve koronare, ndërsa përfitimet shëndetësore për të dyja grupet u rritën me shtimin e aktivitetit.
Dhe lajmi është ky: Megjithëse vrapimi zakonisht shton rrezikun për lëndime fizike, si vrapimi edhe ecja përbëjnë një investim të mençur në të ardhmen e shëndetit.