Komisioni Evropian publikoi një propozim që synon të reduktojnë sasinë e dyoksidit të karbonit që prodhojnë automjetet deri në vitin 2030.
Qëllimi i kësaj lëvizje është që të ushtrojë edhe më shumë presion mbi prodhuesit e makinave që të zhvillojnë më shumë mjete hibride dhe elektrike.
Komisioni gjithashtu planifikon të aplikojë edhe një skemë subvencionesh për të nxitur kompanitë që të prodhojnë makina me ndotje të ulët ose zero.
Plani i KE është që veturat dhe furgonët të prodhojnë 15% më pak dyoksid karboni në vitin 2025, duke e krahasuar me vitin 2021 dhe 30% më pak në 2030. Sipas komisionit, propozimi është ambicioz, por i arritshëm, ndërsa gjithashtu pranoi se ndryshimet teknike që do të duhen do të sjellin kosto më të larta prodhimi.
Por sipas qeverisë së BE, vërtet makinat do të kushtojmë më shumë në kuadrin afatshkurtër, por këto kosto janë shumë më të ulëta duke llogaritur kursimin në karburant gjatë gjithë jetës së makinës. Propozimi i KE parashikon fonde prej 800 milionë eurosh për përmirësimin e infrastrukturës së karikimit të makinave elektrike dhe 200 milionë të tjera për zhvillimin e baterive.
Mediat evropiane ndërkohë shkruajnë se propozimi i KE për reduktimin e dyoksidit të karbonit që prodhojnë makinat ishte shumë më i ashpër, por u zbut disi pas lobimit të fuqishëm të shoqatës së prodhuesve gjermanë, të cilët parimisht s’kanë gjë kundër planit, por duket se nuk i pëlqen imponimi i afateve.