Tekniku medicinal vrau më shumë se 100 pacientë

Hetuesit gjermanë besojnë se tekniku medicinal që për dy vrasje është dënuar me burg të përjetshëm ka vrarë ndoshta më shumë se 100 pacientë.

Prokuroria Publike e Oldenburgut dhe Policia kanë njoftuar se janë hetuar trupat e pacientëve që vdiqën në dy spitale lokale në atë kohë që Nils Hegel ishte duke punuar në to dhe se 16 raste të tjera në të cilat dyshohej se ishin përfunduar.

Në gusht është thënë se është e mundur që Hegel të vras edhe 84 pacientë tjerë përveç atyre për të cilët është dënuar.

Nils Hegel pacientëve u ka dhënë dozë të tepruar të barnave për zemër pasi kishte ndjenjën se mund t’i ringjallte.

Prokuroria pret që në fillim të vitit 2018 të ngritet aktakuzë e re ndaj tij.

Artikulli paraprakGodet vala e dytë e “lojës së madhe” në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesKE “shtrëngon” prodhuesit e makinave