Çfarë ju sjell në mendje fjala “vrasje”? Ndoshta njerëz të famshëm, snajpera, helme, dhe të tjera gjëra të rrezikshme. Kumti.com sjell një listë me vrasjet e njerëzve të famshëm në histori. Nga ato që tronditën dhe ndryshuan botën, një herë e përgjithmonë.
ROBERT KENNEDY
5 vjet pas vrasjes së vëllait John, Bobby Kennedy u vra ndërkohë që bënte fushatë për presidencën.
Pas vdekjes së tij, të gjithë kandidatët presidencialë kishin mbrojtje nga Shërbimi i Fshehtë
BENAZIR BHUTTO
Kryeministrja e Pakistanit u qëllua teksa kish dalë në dritaren e sipërme të mjetit të saj të blinduar. Ajo vdiq në spital një orë më vonë.
ABRAHAM LINCOLN
Vetëm 5 ditë pas humbjes së Konfederatës, Lincolni u vra në Ford Theatre nga John ëilkes Booth.
Aktori-vrasës nuk duronte dhënien e të drejtës së votimit për zezakët.
Edhe pse dihej që President kishte shumë armiq, vrasja tronditi Amerikën.
Që atëherë, Lincoln është renditur mes presidentëve më të mëdhenj që ka patur SHBA.
CAR ALEKSANDRI II
I njohur si Aleks Çlirimtari, Cari po shëtiste me karrocën e tij, një pasdite të diele.
Pjesëtarë të organizatës së majtë “Vullneti i Popullit” nisën të hedhin granada drejt tij.
Cari doli nga karroca dhe arriti t’u shpëtojë disave, por nuk ishte i shpejtë sa duhej.
ANVAR SADAT
Presidenti i tretë i Egjiptit u vu në shënjestër të islamistëve, pas firmosjes së Marrëveshjes së Sinait me Izraelin.
Kjo gjë shkaktoi vrasjen e tij, pas një atentati gjatë Paradës së Fitores në Kairo.
Malcolm X
Pas një jete plot aventura, që shpesh i ndante ndjekësit e tij, Malcolm X u vra nga grupi ku dikur bënte pjesë: Kombi i Islamit
Indira Gandhi
Kryeministrja e tretë e Indisë, Indira u vra nga 2 truproja të saj, tek shëtiste në kopësht.
Vrasësit e saj më pas u dënuan me vdekje.
Filipi II i Maqedonisë
Babai i Aleksandit të Madh u vra nga një prej truprojave të tij, gjatë dasmës së të bijës.
Tre truproja të tjera ndoqën dhe vranë më pas vrasësin e Mbretit.
John Lennon
John Lennon u qëllua 4 herë në shpinë teksa shëtiste me Yoko Onon në Nju Jork
Pak orë më herët, ai kishte firmosur një kopje të albumit të tij për atentatorin, Mark Chapman.
John F Kennedy
U vra në mes të ditës, i ulur në sedilen e pasme të limuzinës presidenciale.
Vrasja e Kennedy tronditi thellë Amerikën, që nuk e ka marrë veten edhe sot.
Itzhak Rabin
Kryeministri i pestë i Izraelit u vra nga një terrorist izraelit.
Vrasësi ishte kundër Marrëveshjes së Oslos, që do të sillte paqen në rajon.
JUL ÇEZARI
Me siguri, më i trondituri nga kjo vrasje, ka qenë vetë Jul Çezari.
Bruti dhe senatorët e tjerë, e vranë perandorin brenda në sallën e Senatit.
Duka Franz Ferdinand
Franz Ferdinand
Si trashëgimtar i fronit austro-hungarez, tronditja që krijoi vrasja e tij zor se mund të ekzagjerohet.
Ishte kaq tronditëse, sa e zhyti njerëzimin në Luftën e Parë Botërore.
Martin Luther King Jr
Pak ditë para se të vritej në ballkonin e hotelit, Kongresi miratoi Ligjin e të Drejtave Civile.
Shumë pak njerëz kanë lënë trashëgimi më të fuqishme se sa Martin Luther King Jr.