Ky deputet paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike të vendit.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka gjasa që vendi të shkoj sërish në zgjedhje të reja, pas shumë pakënaqësive që ndodhën tani.

Postimi i plotë:

“Pa dyshim se zgjedhjet nacionale shkuan keq, ndaj vendi hyri në një rrugë pa krye”….!

Ma merr mendja që vendi ynë, sërish do të shkoi në zgjedhje të reja.

-Pas këtyre pa kënaqësive të cilat janë aktuale këto ditë gjatë vitit të ri!

-Pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin në Vetëvendosje!

-Pas asaj që shohim edhe në koalicionin PAN- AKR, të cilët në shumë pika nuk po merren vesh, e sidomos rreth

 

” Demarkacionit”. apo në disa ngjarje të cilat janë shumê të rëndësishme për vendin!

-Pas asaj që LDK-ja po rri e heshtur duke shikuar se kush nga cila parti po shkatërrohet, mendoj se nuk do e pranojnë fort të lehtë qytetarët tanë ndonjë mashtrim të radhës, ata duan ato që ju thamë në zgjedhje.

Mendoj se duhet më fuqishëm të reagojmë dhe të veprojmë për ato premtime që u’a kemi thënë para syve qytetarëve tanë.

Qytetarët kanë duruar shumë dhe, çfarëdo veprimi që ne e bëjmë në Kuvendin tonë, apo në Qeveri, ata po na shikojnë me vëmendje për faktin, që nesër të na ndëshkojnë me Votë, edhe me protesta vetë popullore pa u cilësuar si protesta të ndonjë partie partiake.

Nesër ne jemi fajtorë, jo populli.

Banorëve të Kosovës, u ka humbur totalisht besimi në vendin e tyre. Mendoj se duhet të kemi më shumë KUJDES, unë si fillestarë në parlament, e ju që jeni veteranë të politikës.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Artikulli paraprakShëngjini drejt zhdukjes
Artikulli vijuesVdes nga zjarri pasi ju dogj shtëpia e tij në Carabreg të Deçanit