Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti vazhdon të shprehë pakënaqësinë për rinumërimin e votave në kryeqytet.
Për këtë, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje ka disa pyetje për KQZ-në.
“Vendimi i PZAP thotë se duhet të rinumërohen votat me kusht dhe ato me postë.
Si mund të rinumërohen kur ende nuk janë numëruar?
Pse u ndal procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, pavarësisht vendimit të PZAP?
Mandej rinumërimi do të ishte vendim më i lehtë bazuar në ankesa konkrete” shkruan Ahmeti në Facebook.