Përurohet Xhamia e Kullës së Sahatit në Dibër

Sot në Dibër është bërë lëshimi në përdorim Xhamia e Kullës së Sahatit, që është e vendosur në qendër të qytetit.

Ky akt është ai që ne të gjithë dibranët e kemi pritur me ditë, javë e muaj dhe ja, erdhi momenti e përjetuam këtë ditë historike për gjithë neve. Në këtë tempull të shenjtë dibranët e shohin historinë e tyre. Realizimi i kësaj ëndrre për besimtarët ndodh mu në vitin kur shënohet 100 vjetori i pavarësisë së shteti shqiptarë dhe flamurit kombëtarë. Simbolika është e përfshirë edhe këtu.

Rrethoja e xhamisë i ka 100 dritare, ka 100 poçe ndiçuese, kurse në obor janë mbjellur 100 fidane të borit, tha në fjalimin e tij muftiu i Dibrës Ruzhdi Lata.

Në këtë promovim mori pjesë edhe kryetari i partisë shqiptare në pushtet z. Ali Ahmeti.

Këtë akt historik për Dibrën nuk e hijëzuan as kritikat e disa mediumeve që akuzuar muftiun Lata se po e përdorë për kampanjë parazgjedhore, duke e pasur parasysh faktin se z.Ruzhdi Lata do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin mart të këtij viti./ATIME/kohaislame

Artikulli paraprakAmbasadori serb: Shqipëri po hyn në punët e brendshme të Serbisë
Artikulli vijuesBebet dhe gjumi i trazuar i natës