Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, ka deklaruar se është anuluar meçi i tij i radhës i paraparë për 16 dhjetor.
Krasniqi nuk ka treguar emrin e kundërshtarit por ka thënë se kjo mbrëmje e boksit është anuluar nga organizatorët.
Krasniqi ka luftuar dy herë për titull kampioni të botës. Në 51 meçe të deritashme ai ka pasur 46 fitore, 17 me nokaut.
“Miq të dashur, dueli im i radhës ishte i planifikuar për datën 16 Dhjetor dhe mezi po e prisja të ngjitesha në ring, por ajo mbrëmje e boksit u anulua nga organizatorët dhe tani po e pres një termin të ri për duelin nr. 52. Deri atëherë, mirëmbetshi”, ka shkruar ai në Facebook.