Ushqimet e Diabetit; që ju ndihmojnë të luftoni dhe të mbani nën kontroll Diabetin

Duhen bërë disa ndryshime të rëndësishme në dietën tuaj për të përmirësuar kontrollin e sheqerit në gjak dhe për të zvogëluar rrezikun e komplikacioneve të lidhura me Diabetin.

Mos mendoni se një apo dy ushqime mund tju shërojë apo mund tju mbajë larg sëmundjet. Duhet një dietë e plotë, e gjatë dhe e shëndetshme për të qëndruar të shëndetshëm. Si dhe duhet qëndruar larg çdo ushqimi të dëmshëm.

Ja disa nga ushqimet që kanë rezultuar shumë të dobishme për të sëmurët me Diabet:

Molla

Molla përmban pak kalori dhe shumë fibra dietike, lufton kolesterolin e keq dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Hajeni të freskët ose të pjekur; Pas larjes vendoseni në një tepsi, spërkateni me pak kanellë dhe piqeni për 4 minuta. Pasi ta hiqni nga furra, mund ti shtoni 1-2 lugë tërshërë dhe mund ta konsumoni në mëngjes.

Avokado

E pasur me vitamina dhe minerale. Ndihmon trupin të thithë lëndët minerale, ul nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon për rezistencën ndaj insulinës. Sallatë me avokado, limon dhe pak bukë të zezë është një sallatë mjaft e dobishme për të sëmurët me diabet.

Elbi

Përdorni elb në vend të orizit të bardhë, pasi që elbi mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak me gati 70 %, dhe mban nën kontroll sheqerin në gjak për orë të tëra. Elbi përmban fibra dhe minerale të cilat ndihmojnë tretjen dhe lehtësojnë thithjen e mineraleve. Shto elb në supra të ndryshme ose në tavë. Elbi konsiderohet nga zgjedhjet më të shëndetëshme.

Fasulja

Fasulja është e pasur me fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Ju duhet të konsumoni dy herë në javë fasule për të parandaluar sheqerin e lartë në gjak.

Manaferrat dhe gojiberry

Manaferrat dhe gojiberry janë të pasura me fibra dhe antioksidantë. Studiuesit kanë rënë dakort se manat e kuq, apo blu ndihmojnë për uljen e sheqerit në gjak dhe nxitin prodhimin e insulinës.

Brokoli

Brokoli është i pasur me antioksidantë dhe krom, i cili luan rol të rëndësishëm për kontrollin e sheqerit në gjak. Ju mund ta gatuani atë në supë, me hudhër, salcë soje, mustardë, vaj susami (ose ndonjë kombinim tjetër).

Karrota

Karrotat përmbajnë sasi të lartë beta-carotene, e cila redukton rrezikun dhe simptomat e Diabetit dhe e bën atë kontrollues të sheqerit në gjak. Ju mund ta konsumoni të freskët ose të përpunuar; priteni në feta dhe spërkateni me pak vaj ulliri+piper+bërzilok dhe vendoseni në furrë për 10 min.

Vezë

Vezët janë të pasura me proteina që trupi ka nevojë. Një vezë e zier në ditë ju bën të qëndroni në formë dhe energjik gjatë ditës, si dhe të shmangni plogështinë që shkakton sëmundja.

Peshku

Komplikimet vdekjeprurëse që shkakton Diabeti janë sëmundjet e zemrës; nëse konsumoni një herë në javë peshk, ju mund të zvogëloni rrezikun deri në 40 %. Acidet yndyrore në peshkut reduktojnë inflamimin në trup, ruajnë nga sëmundjet koronare si dhe rezistenca nga insulina. Mund ta hani në supë të zier lehtë, të pjekur, por në asnjë mënyrë të skuqur.

Farat e lirit

Farat e lirit janë të pasura me fibra, yndyra të mira të ngjashme me të peshkut, janë burim i magnezit, një mineral kyç për kontrollin e sheqerit në gjak; ky mineral ndihmon qelizat të përdorin insulinën. Ju mund ti bluani dhe ti përdorni si shtesë në gatime të ndryshme ose të ziera dhe i shtoni në kos ose qumësht, të përzier me fruta, etj.

Qumështi dhe kosi

Të dy janë të pasur me proteina dhe calcium, të cilët ndihmojnë për uljen në peshë. Luftojnë rezistencën e insulinës , një problem kryesor që fshihet pas Diabetit. Ju duhet ti konsumoni pa yndyrë. Mund ti përzieni me mjaltë ose rigon.

Arra

Arrat janë të pasura me proteina dhe fibra, ato janë ushqimi më i dashur për gjakun, përmbajnë yndyra bimore që shërbejnë për lehtësimin e qarkullimit dhe pastrimit të gjakut. Ju mund t’i shtoni në supë, në sallatë ose në kos.

Farat

Këtu përfshihen farat e kungullit, lulediellit, susamit, bajamet, lajthitë, arra shqeme, etj. Janë të mbushura me yndyra të ngopura, proteina, fibra dhe vitamina, të cilat të gjitha punojnë së bashku për të mbajtur brenda normave sheqerin në gjak dhe largojnë sëmundjet e zemrës. Konsumojini në mes vakteve, të freskëta dhe pa kripë.

Bollguri

Bollguri është shumë i dobishëm për të sëmurët me Diabet. Studimet kanë treguar që nëse hani një pjatë me bollgur çdo ditë, nivelet e kolesterolit në gjak do të bien nga 12 deri në 24 %, e sidomos nëse ato janë shumë të larta, për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme. Bollguri është burim i pasur me fibër e cila formon një lloj xheli në zorrë që ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani. Ushqimet të cilat përbëhen nga mielli i tërshërës ose krundet e tërshërës, mund të përfshijnë përfitime për zemrën. Si drithë integral, bollguri rrit nivelin e testosteronit në trup. Bollguri, rekomandohet ta përfshini në menynë e përditshme ushqimore. Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës, sepse të ngop, dhe nuk shkakton urth. Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën.

Vaj ulliri

Vaj i ullirit ose ari i lëngshëm siç cilësohet tek arabët, përmban komponent të rëndësishëm anti – inflamator që studiuesit e konsiderojnë atë më efektiv se asperina. Vaj i ullirit mbron zemrën nga sëmundjet e shkaktuara nga diabeti, parandalon rezistencën ndaj insulinës dhe lehtëson qarkullimin e gjakut. Pini një lugë vaj ulliri exstra të virgjër esëll, shtojeni në sallatra dhe në supra pas zierjes.

Gjalpi i kikirikëve

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, stabilizon sheqerin dhe yndyrat në gjak. Ju mund të lyeni bukën e zezë me gjalp kikirikësh ose zieni 2-3 filxhana ujë, 1 lugë me hudhër të grirë, 1 lugë të vogël xhenxhefil, 1 qepë të njomë të grirë, 2 lugë salcë soje, pak piper, 1 lugë gjalp kikirikësh, i zieni për 2 minuta, shtoni një lugë lëng limoni dhe mund ta konsumoni pasi të ftohet.

Patatja e ëmbël

Në vend të patates së bardhë konsumoni patate të ëmbël. Pataja e ëmbël përmban fibra dietike dhe beta-carotene, ndihmon për uljen e kolesterolit dhe ndihmon trupin të përgjigjet ndaj insulinës. Mund ti konsumoni supë, të ziera ose të pjekura.

Perimet

Kungulli; lakra e bardhë, lulelakër, spinaqi, patëllxhan, speca jeshil, selino, bishtajat, bamjet, ndihmojnë për uljen në peshë, ulin kolesreolin dhe mbajnë nën kontroll sheqerin në gjak. Mund ti konsumoni, supë ose tavë, por jo të skuqura.

Nga perimet që mund ti konsumoni sallatë përmëndim; marule, domate, qepë, hudhër, limon, rrepë, lakërishtë, etj.

Këshilla të përgjithshme për të sëmurët me diabet
– Shmangni alkoolin, kafeinën, duhanin.

– Mos e teproni me konsumimin e asnjë lloj ushqimi.

– Bëni ushtrime fizike çdo ditë ose shëtitje në ajër të pastër.

– Qëndroni larg stresit, ankthit dhe presionit.

– Mos konsumoni asnjëherë ushqime të skuqura dhe me yndyrë.

– Mos konsumoni asnjëherë sheqer të bardhë dhe ëmbëlsira artificiale.

– Ilaçet natyrale bimore që ofron mjekësia arabe janë ndoshta zgjedhja më e mirë për parandalimin dhe kurimin e komplikacioneve të diabetit, për reduktimin e simptomave të tij, për rastet e avancuara të sëmundjes dhe për një jetë sa më të shëndetshme të jetë e mundur.

Artikulli paraprakVitamina B2
Artikulli vijuesRëndësia e uthullës së mollës