“Emrat e këqij kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të fuqishëm në historinë e botës dhe në zhvillimin e tonë individual. Ata kanë shkatërruar reputacionin, kanë nxitur burra e gra për arritje të jashtëzakonshme, kanë dërguar të tjerë në qelitë e burgut dhe i bënë njerëzit të çmendur sa për t’i hyrë betejave për të vrarë njerëzit e llojit të vet. Emrat janë aplikuar nga grupet, bandat, fiset, kolegjet, partitë politike, lagjet, shtetet, seksionet e vendit, kombet dhe garat. ” (Instituti për Analizën e Propagandës, 1938)
Teknika e thirrjes-me-emra lidh një person, apo ide, me një simbol negativ. Propagandisti që përdor këtë teknikë shpreson që audienca ta refuzojë personin ose idenë në bazë të simbolit negativ, në vend që të shikojë provat në dispozicion.
Lloji më i dukshëm i thirrjes me emra përfshin emra të këqij. Për shembull, merrni parasysh sa vijon:
Kommi (emërtim poshtërues, komunist)
Fashist
Derr
Yuppie (emërtim poshtërues, për të rinjtë urban që kishin paga të mira)
Bum (ang. zhar. Bum, që ka kuptimin e personit të pastrehë, të dikujt që nuk bën asgjë gjatë gjithë ditës dhe pret që të gjithë të përkulen prapa për t’i kënaqur. Dikush që nuk ka as licensë, as makinë, as punë, as vajzë).
I dyshuar
Terrorist
Një formë më delikate e teknikes së thirrjes me emra përfshin fjalë ose fraza që janë përzgjedhur për shkak se kanë një ngarkesë negative emocionale. Ata që kundërshtojnë shkurtimet e buxhetit mund të karakterizohen si politikanë fiskalë konservatorë “të dhimbshëm”, që “fortë u dhimbsen…”. Përkrahësit mund të preferojnë t’i përshkruajnë ato si “koprrac”. Të dyja fjalët i referohen të njëjtës sjellje, por ato kanë konotacione shumë të ndryshme. Shembuj të tjerë të fjalëve të ngarkuara negativisht përfshijnë:
Inxhinieri sociale
Radikal
Frikacak
Kundër-kulturës
Teknika e thirrjes me emra u identifikua së pari nga Instituti për Analizën e Propagandës (IPA) në vitin 1938. Sipas IPA-s, ne duhet t’i bëjmë vetes pyetjet e mëposhtme kur vërejmë një shembull të thirrjes së emrit.
Çfarë do të thotë emri?
A ka ideja në fjalë ndonjë lidhje legjitime me kuptimin e vërtetë të emrit?
A mos po ndodh që ideja që i shërben interesave të mia më të mira po eliminohet duke i dhënë një emër që nuk më pëlqen?
Nëse lëmë mënjanë konsideratat për emërtimin e idesë, cilat janë meritat e vetë idesë?
Në gjuhën shqipe sillet ekskluzivisht nga kumti.com
Të drejtat e shperndarjes së përkthimit në gjuhën shqipe i takojnë portalit kumti.com