Grupet e krishtera në Korenë e Jugut bënë thirrje të premten për anulimin e koncertit të pop ikonës Lady Gaga duke thënë se ajo dhe koncerti i saj janë “pornografike” dhe promovojnë homoseksualitetin.
Qeveria e Koresë së Jugut tashmë u përkul ndaj presionit publik dhe ndaloj vizitën e konceritit të 26 vjecares nga personat nën moshën 18 vjeç, por protestuesit e mbledhur në rrugë thanë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
“Disa njerëz mund ta pranojmë këtë si një kulturë tjetër, por impakti i tij është i madh përtej artit dhe feve. Edhe të rriturit nuk mund të shohin punën e saj e cila është shumë homoseksuale dhe pornografike “, tha Yoon Jung-Hun, një pastori i cili organizoi” Rrjeta Qytetare kundër koncertit të Lady Gaga “.
Këngëtarja përmes këngëve të saj, feston fuqizimin e meshkujve dhe grave homoseksuale, diçka që shumë njerëz në Korenë e Jugut, e cila është vendi i dytë më i krishterë në Azi pas Filipineve, thonë se është një mënyrë jetese më e pamoralshmja.
Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilit është Stefani Joanne Angelina Germanotta, ka qenë në Seul për afër në një javë pasi ajo nis turneun e saj aziatik, që synon të promovon seksualitetin dhe homoseksualizmin.
“Nervoze për sonte. Shpresoj se i kam bërë pak të lumtur dhe krenar monstruozët, tha ajo disa orë para se të nis koncerti.
Grupi Yoon thotë se ka mbledhur 5.000 përkrahës në Facebook kundër koncertit dhe disa e kanë thirrur edhe për një bojkot të sponzorit Hyundai Card. Protestuesit kanë kërcënuar edhe për bojkot të kompanisë amë të sponzorit, Hyundai Motor Co, industrisë më të madhe të makinave në Korenë e Jugut.
“Këshilli i krishterë i Koresë me 12 milionë të krishterë dhe 55.000 kisha do të marrë të gjitha llojet e masave për të bojkotuar Hyundai Card për të shrrënjosur këtë lloj kulture të pahijëshme,” tha Këshilli në një deklaratë.
Yoon tha se ai do të marrë pjesë në koncert për të “monitoruar” punën për përmbajtje homoseksuale që mund të korrupton të rinjtë.
You Might also Like
Çlirimtarët sirianë janë armatosur me granatahedhës suedezë
Në filmimin e treguar sot në kanalin televiziv suedez “TV4” duket se çlirimtarët sirianë janë…
By
Redaksia
1 Min Read
Miliona egjiptianë në përkrahje të Mursit
Partitë pro-opozitare në Egjipt, përfshirë këtu edhe Vëllazërinë Myslimane, bënë thirrje të mërkurën për një…
By
Redaksia
1 Min Read
Telefonata Yildirim-Schulz: Turqia e shqetësuar nga shtrembërimi i zhvillimeve
Kryeministri turk, Binali Yildirim, realizoi në orët e vona të së premtes një bisedë telefonike…
By
Redaksia
3 Min Read
U vra nga torturat policore fëmija i cili mësonte Kur'an fshehurazi.
Në Turkistanin Lindor në qytetin Korla u arrestu një dymbëdhjetvjeçar nga policia kineze. Ai ndiqte…
By
Redaksia
2 Min Read
Filipine: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve
Pas një operacioni të policisë amerikane, angleze dhe asaj australiane një rrjet i madh pedofilësh…
By
Redaksia
1 Min Read
Të shtëna në Wyoming: Plaku vret një person, pastaj bën vetëvrasje
Një burrë, 77 vjeçar, ka shtënë mbi tre persona në një kompleks banesash të të…
By
Redaksia
1 Min Read
