Çlirimtarët sirianë janë armatosur me granatahedhës suedezë

Në filmimin e treguar sot në kanalin televiziv suedez “TV4” duket se çlirimtarët sirianë janë të armatosur me granatahedhës suedezë “Carl Gustav”. Ky është rasti i dytë i shfaqjes së armëve të prodhimit suedez në një vend, ku ndalohet eksporti i mallrave të tilla nga mbretëria. 

Në dhjetor të vitit të kaluar u bë gjithashtu e ditur se granatahedhësit përdoren nga njësitë e ushtrisë së Birmanisë në luftën civile, edhe pse BE-ja ka vendosur embargo mbi shitjen e armëve atje.

Organizata paqeruajtëse suedeze “Svenska Freds”i bën thirrje qeverisë së vendit për një kontroll më të rreptë të eksporteve ushtarake.

Artikulli paraprakBFI apel qytetarëve: Mos bini pre e manipulimeve
Artikulli vijuesTë drejtat e konsumatorit në Evropë