Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar se pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me Gjykatën Speciale.
“43 deputetrë kërkuan seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Tribunalit Special, pas pak kthehemi në Kuvend”, ka thënë shkurt Veseli.
Ndryshe, ka reaguar për herë të dytë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj iniciativës së Grupit Parlamentar të PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, transmeton Indeksonline.
Delawie thotë se SHBA nuk dëshiron të shohë Kosovën duke u shkatërruar në të ardhmen me shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
“Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, shkruan ambasadori Delawie në Twitter.