Shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë deri në orën 1:00 pas mesnate. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
“Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri tani kanë qenë diku gjashtë raste me lëndime nga mjetet piroteknike. Dy prej tyre kanë qenë raste shumë të rënda, ku kemi pjesë të dorës që janë amputuar. Katër raste tjera kanë qenë më të lehta, që janë lëshuar në shtëpi. Por, kemi një rast të rëndë me plumb në qafë”, ka thënë mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla