Policia në Gjilan ka arrestuar drejtorin e Urbanizmit në komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.
Sipas tij ai është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pasi që ka kanosur një gazetar në Gjilan.
Mësohet se drejtori i Urbanizmit ka kanosur gazetarin Musa Sabedini pasi që në median e tij në ëktë qytet ka publikuar një shkrim lidhur me punën e Shefkiut.