Dyert e Brukselit të hapura edhe për Vetëvendosje-n; krerët e saj ia paraqesin Tanja Fajonit pesë pikat për Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje nga partitë politke në Kosovë jo rrallë herë akuzohet për mungesë miqësie, për të mos thënë armiqësie me ndërkombëtarët dhe se nuk mirëpriten në takime të ndryshme.

Por, krerët e kësaj lëvizjeje me vizitën e fundit të bërë në Bruksel kanë treguar se edhe për ta, janë të hapura dyert e Brukselit dhe se jo të gjithë ndërkombëtarët refuzojnë të takohen me ta.

Kreu i VV-së, Visar Ymeri, ish lideri Albin Kurti, kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe aktivista Gurjeta Zeka së fundmi janë takuar në Bruksel me europarlamentaren raportuese për Kosovën, Tanja Fajon.

Krerët e VV-së me këtë rast ia kanë paraqitur pesë hapat e propozuara nga Visar Ymeri për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit.

Në këtë takim, drejtuesit e VV-së poashtu kanë paraqitur edhe një kërkesë tashmë të njohur që nga kriza politike, atë për zgjedhje të reja, që sipas tyre është e vetmja zgjidhje për krizën ekonomiko-politike nëpër të cilën po kalon vendi.

Vetëvendosje thotë se nga partitë e ndryshme evropiane që morën pjesë në këtë konferencë, delegacioni është takuar me zyrtarë të lartë të Partisë Social Demokrate Gjermane, Partisë Laburiste Britanike, Partisë Social Demokrate Suedeze, Partisë Laburiste Norvegjeze, etj.

Poashtu, drejtuesit e VV-së janë takuar edhe me zv. presidenten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek si dhe përfaqëues të lartë të qeverisë së Belgjikës./tesheshi.

Artikulli paraprakSerbia falënderon Izraelin që s’e njeh Kosovën
Artikulli vijuesSulmohet godina qeveritare në Kirkut të Irakut