Meqënëse po i afrohemi vitit të ri, shefi ekzekutiv i IDG Enterprise, Michael Friedenberg ka publikuar një listë me citimet e tij të preferuara dedikuar CIO-ve të kompanive.
Së bashku me to, gjenden edhe disa pyetje që mund t’iu fusin në mendime…
10. “Mediumi është lajmi”. Kjo është një shprehje nga filozofi Marshall McLuhan i cili i referohet TV, desktopëve, tabletëve dhe smartfonëve.
9. “Të gjithë softuerët do të ngjajnë me Facebook-un.”CEO i Salesforce, Mark Benioff parashikon një botë ku të gjithë softuerët do të jenë vetë-shpjegues. Si do ta ndryshojë kjo rolin e CIO-ve?
8. “Të mbledhësh të dhëna për veten nuk është thjesht një pikë më shumë në këto korporata. Është i gjithë modeli i tyre i biznesit. Dhe ju nuk jeni klienti i tyre. Jeni produkti i tyre.” Observimi i senatorit Al Franken lidhur me faktin se bizneset e mëdha të të dhënave mund të sjellin shanse të mëdha për industrinë. Cilat janë zgjerimet që mendoni ju për biznesin tuaj?
7. “Thjeshtësia është sofistikimi më i lartë.” Shprehja e Leonardo da Vinçit që na tregon se epoka e kompleksitetit të IT-së duhet të përfundojë. Cilat sisteme të vjetra do të hiqni nga qarkullimi këtë vit?
6. “E tëra rëndon më tepër se shuma e pjesëve të saj.” Sigurisht që Aristoteli kur tha këtë shprehje nuk po mendonte për cloud computing apo pajisjet mobile, por kjo aforizëm i përshtatet edhe teknologjisë së sotme. Si do t’i integroni këto elemente për të krijuar shanse të reja për biznesin tuaj?
5. “Teknologjia është e lidhur me artin, me humanitetin. Këto e bëjnë zemrën tonë të lumtur.” Shprehja e Steve Jobs na tregon se sa rëndësi ka dizajni. Ku mund ta venë në punë CIO-t një dizajn të mirë?
4. “Rezistenca për të ndryshuar tregon mungesë vizioni.” Me këtë shprehje autori Dan Heath i ka rënë pikës. Ku mund të përcaktoni misionin e saktë për skuadrën tuaj IT?
3. “Mos e ngatërroni asnjëherë veprimtarinë me arritjen.” Shprehje nga trajneri i basketbollit John Wooden. Mos po punoni fort por pa shpërndarë vlerë biznesi?
2. “Analfabetët e shekullit të 21-të nuk do të jenë ata që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë, por ata që nuk do duan të mësojnë.” Shprehje nga futuristi Alvin Toffler lidhur me mësimin e përhershëm në jetë. Po ju, çfarë do të mësoni këtë vit?
1. “Nëse nuk doni të mbyteni, filloni të notoni. Jeta është gjithmonë në ndryshim.” Ndoshta Bob Dylan nuk njihte shumë CIO, por ne po. Sa të predispozuar jeni të ndryshoni? (CIO
You Might also Like
Samsung do të debutojë me televizorin 85-inç
UHD LED TV është televizori komercial 8 milionë pikselësh më i madh në botë. Samsung…
By
Redaksia
1 Min Read
BMW i8 me probleme në kontrollin e stabilitetit
Kompania BMW ka bërë përsëri thirrje për tërheqje të modeli i8, duke cituar një problem…
By
Redaksia
1 Min Read
Fiati nis eksportet e makinave nga Serbia
Shtrënguar nga një deficit i tregtisë së jashtme, Serbia ka shpresa të mëdha nga eksportet…
By
Redaksia
5 Min Read
15 gjëra që nuk e keni ditur se mund t’i bëni me ‘Messenger’
Më shumë se 900 milionë njerëz përdorin Messenger, produktin e bisedave të Facebook, çdo muaj.…
By
Redaksia
3 Min Read
Tjetër skandal për “Yahoo”, ka skanuar miliona “e-mail” për llogari të FBI-së
Një tjetër skandal për kompaninë “Yahoo”! Pas denoncimit të vjedhjes së informacioneve sekrete të miliona…
By
Redaksia
1 Min Read
Regjistrohet shpejtësia më e madhe e internetit, mund ta imagjioni se sa është? – JO
Një eksperiment i dy kompanive të internetit në Britaninë e Madhe rezultoi në shpejtësinë më…
By
Redaksia
1 Min Read
