Yahoo do të ndërpresë veçorinë e saj për dhoma publike bisedimi

Yahoo ka lajmëruar për planet që të ndalojë përherë veçorinë për dhoma publike të bisedimit të mjetit për mesazhe.

Kjo ndërmarrje tha në një postim në blog që do të zëvendësojë veglën, së bashku me shërbime të tjera që janë duke u larguar me veçoritë e reja.

Mjeti për dhomat për biseda ishte vënë nën “zjarr” në vitin 2005, ku reklamuesit tërhoqën reklamat pas raportimeve për dhomat e jashtëligjshme të orientuara nën moshën e caktuar të orientuara rreth seksit.

Yahoo tha që ky tipar po mbyllej sepse nuk ishte “duke shtuar vlerë të mjaftueshme” për përdoruesit.

Së bashku me dhomat publike të bisedës, Pingbox dhe Windows Live Messeneger janë planifikuar që të largohen më 14 dhjetor dhe disa veçori të tjera do të largohen në fund të janarit.

“Nganjëherë, ne duhet të marrim vendime të ashpra”,- tha Yahoo.

“Kjo na ndihmon që të shpenzojmë më tepër energji në krijimin e përvojave që e bëjnë Yahoo-në rrugën më argëtuese për të shpenzuar kohën tuaj. /PC World

Artikulli paraprak10 prioritetet kryesore të informaticientëve për vitin 2013
Artikulli vijuesAdoleshentët përdorin pajisjet mobile për detyrat e shtëpisë