Plot 13 mijë biznese kanë falimentuar gjatë vitit 2017 në Shqipëri/
Kësisoj, rezulton se çdo ditë mbyllin dyert rreth 50 biznese.
Sipas një grafike që publikon revista “Monitor”, numri më i lartë i subjekteve të mbyllura është në Tiranë, me rreth 4,120. Në Durrës janë mbyllur rreth 1,900 subjekte, në Vlorë 1,085, në Fier 802, në Elbasan 673.
Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë, të vetëpunësuar, që kishin hapur subjektet me emrat e tyre.
Por, 10 kompani të falimentuara kanë qenë të regjistruara në drejtorinë e tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht në fushën e naftës.
Në krahasim me një vit më parë, numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka rënë ndjeshëm.
Po sipas tatimeve, në 2016-n rezultojnë që u mbyllën mbi 23 mijë biznes.