Kryetari i Kukësit godet me karrige paditësin

Kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj (në foto) goditi me karrige paditësin Muhamet Dalaci. Ngjarja e paprecedent ka ndodhur të enjten në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se kryebashkiaku gjatë seancës gjyqësore, pasi ka dëgjuar pretendimet e Dalacit, ka goditur në nxehje e sipër këtë të fundit duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, njofton BW.

Pasi është shoqëruar në spital, ku ka marrë mjekimet e para, Dalaci ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 2 në kryeqytet.
Mësohet se shtetasi Muhamet Dalaci ka paditur Bashkinë Kukës, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave për mbrojtje të pronësisë intelektuale.kohaislame

Artikulli paraprakZhduken dy femra, policia heton rastet
Artikulli vijuesJahjaga duhet të dorëhiqet!