Një ish-oficer i CIA-s është arrestuar në Shtetet e Bashkuara, akuzuar për mbajtjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar.
Jerry Chun Shing Lee, u ndalua të hënën në aeroportin e JFK të New York, ka bërë të ditur departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.
Lee ka punuar për CIA-n ndërmjet viteve 1994 dhe 2007, kur u largua për në Hong Kong.
Rasti është menduar të jetë i lidhur me një hetim të FBI-së, i cili filloi në vitin 2012, mbi operacionin spiun të CIA-s në Kinë.
Në dy vitet e fundit, rreth 20 informatorë u vranë ose u burgosën, cilësuar si një nga dështimet më katastrofë të inteligjencës amerikane në vitet e fundit.
Por zyrtarët nuk e dinin nëse duhet të fajësojnë dikë apo bëhet fjalë për vjedhje të dhënash.
Raportet thonë se hetuesit tani dyshojnë Lee ka ndihmuar Kinën.