Tensioni i gjakut është zakonisht më i lartë në dimër dhe më i ulët gjatë verës. Kjo për shkak se temperaturat e ulëta i detyrojnë venat e gjakut të ngushtohen.
Kjo shkakton rritjen e tensionit për shkak se nevoitet forcë më e madhe për të pompuar gjakun nëpër venat dhe arteriet e ngushtuara.Kumti.com
Përvec motit të ftohtë, presioni i gjakut mund të ndikohet gjithashtu nga një ndryshim i menjëhershëm i motit. Trupi juaj – dhe enët e gjakut – mund të reagojnë ndaj ndryshimeve të papritura të lagëshitsë, presionit atmosferik, reve ose erërave thuajse njejtë si reagojnë ndaj të ftohtit. Këto ndryshime në tensionin e gjakut të cilat kanë lidhje me ndryshimet klimatike janë më të zakonshme tek njerëzit në moshën 65 vjeç e më shumë.
Shkaqet tjera sezonale të presionit të lartë të gjakut përfshijnë, shtimi i peshës dhe zvogëlimi i aktiviteteve fizike gjatë dimrit. Pra, mundohuni ti shtoni aktivitetet fizike, duke bërë ushtrime të lehta në shtëpi ose duke ecur. Mënyrë tjetër për të ulur tensionin është përdorimi i ushqimeve me përmbajtje të kaliumit si spinaqi, tërshëra, bananet, hudra, çokollata e zezë,avokado.
Dhe në të njejtën kohë të ulni përdorimin e ushqimeve me nivel të lartë të natriumit si salsiçet, gjiza, farat e kripura, kripën, pizzat. Mënyrë tjetër e këndshme është përdorimi i pijeve si çaji hibiskus, lëngu i shegës, uji, vera e kuqe, lëngu i rrepës së kuqe ndërsa evitoni sa më shumë pijet si kafja dhe pijet me nivele të larta të sheqerit.
Nëse jeni diagnostifikuar me presion të lartë të gjakut, vazhdoni ta kontrolloni atë me ndryshimin e stinëve dhe kontaktoni doktorin tuaj. Doktori mund të ju rekomandoj të ndryshoni dozen e ilaçeve të cilat jeni duke i përdorur për tension ose të merrni ilaçe tjera. Mos bëni ndryshime pa u konsultuar me doktorin tuaj./Kumti.com