Autoritetet vjeneze inkurajojnë ndërtimin e xhamive

Kryeqyteti i Austrisë planifikon që deri në vitin 2015 në Universitetin e Vjenës të inkorporon studimet e teologjisë islame për trajnimin e imamëve në Austri

Përveç kësaj planifikon edhe hapjen e vendit të Ombudspersonit për rininë si dhe përgatitjen e një manuali për ndërtimin e xhamive, që do t’ia dorëzoj bashkiakut të Vjenës.
Studentëve me përfundimin e studimeve master do t’ju lejohet të ligjërojnë pedagogjinë religjioze islame në arsimin e lartë.
Vitin e ardhshëm Universiteti do të fillojë planifikimin e planit të studimeve, dhe në fillim të vitit 2014 do të shpall konkurs për pedagogë dhe profesorë. Përparësi do të kenë “personat profesionalisht të kualifikuar”, gjë e cila nuk është detyrë e lehtë, nëse merret parasysh se gjeneratat e reja, që e zotërojnë gjuhën gjermane në këtë fushë janë në fazën e formimit.
Bashkësia fetare turke në Vjenë mbështet projektin e kualifikimit teologjik në Austri sepse ka vite që është shqyrtuar dhe kërkuar arsimimi i identitetit islam i evropës së mesme. Megjithatë, Vjenës aktualisht i mungon një numër i mjaftueshëm i dijetarëve të diplomuar islam.
Qyteti i Vjenës, te projektet e tilla, do të ketë kujdes rreth diversitetit brenda islamit, përpunimit të teksteve shkollore për nxënësit, si dhe rregullimit të ligjit austriak për Islamin, i cili nuk ka ndryshuar në 100 vitet e fundit. /islamgjakova/kohaislame

Artikulli paraprakKreu i komunës ndan 3.5 tonelata suxhuk për qytetarët
Artikulli vijuesFushatë vetëdijesimi për rrezikun nga mjetet piroteknike