A ka pasur plan Dardan Molliqaj më herët për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje?

Adnan Rrustemi anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes rrjetit të tij social Facebook, ka komentuar deklaratat dyshuese, e pak të besueshme, të ish-sekretarit organizativ të VV-së, Dardan Molliqaj dhënë mbrëmë në KTV, shkruan MekuliPress.info

Rrustemi ka përmendur deklaratën e Molliqajt, kur ky mbrëmë thoshte se ““Ekziston incizimi me kamerë. Video-incizim i mbledhjes së prillit 2016 debati mes meje dhe Kurtit. Vetëm le të deklarohet se s’është e vërtetë dhe le të besojë publiku. Nëse ai deklarohet se po them diçka të pavërtetë, le ta publikojnë.” Rrustemi shkruan se kjo dëshmon për planin e Molliqajt, që ta luftonte Lëvizjen Vetëvendosje që herët.

Adnan Rrustemi anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje shkruan në publik:

 

“Jo mor jo, nuk ka aty kurgjo, por përvetësimi dhe mbajtja privatisht e dokumenteve të organizatës është shkelje dhe ti e di mirë. Sikurse që marrja dhe mbajtja e tyre në shtëpi, flet shumë për qëllimet e tij dhe të planifikuarit e hershëm për dëmtim të Organizatës”, ka thënë Rrustemi.

“Tha kam qasje, që do të thotë i ka në banesë dokumentet (arkivën) e Lëvizjes, përfshi edhe audio dhe video incizimet e mbledhjeve. A nuk do të thotë kjo se moti e ka pasur planin dhe ka filluar me u përgatitë për këtë ditë, për ta luftuar Lëvizjen”, ka shkruar Rrustemi. MekuliPress.info

Artikulli paraprakAnëtari i partisë anti-islame gjermane kalon në Islam
Artikulli vijuesCavusoglu: Besimi me SHBA-në është prishur