Kryeministri, Ramush Haradinaj është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencionit Kundër Korrupsionit (AKK) që vendimi për rritjen e pagave të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Këtë vendim kryeministri Haradinaj e ka marrë pasi 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi të marrë me 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht deri sa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese.
“Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi. Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave”, ka shkruar Haradinaj./Kumti.com