Apple konfirmon blerjen e Shazam

Por pavarësisht të ardhurave të ulëta, Shazam mund të ndihmojë Apple në disa forma. E para dhe më rëndësishmja është Apple Music dhe përmirësimi i këtij shërbimi.

Apple zyrtarisht konfirmoi blerjen e Shazam. Marrëveshja u bë e ditur fillimisht nga TechCrunch javën e kaluar dhe i kushtoi Apple plot 400 milion dollar sipas Recode.

Me Shazam përdoruesit mund të identifikonin këngë, filma, shfaqje televizive dhe reklama nga klipe të ndryshme audio.

“Jemi të gëzuar që Shazam dhe ekipi i tyre do ti bashkohet Apple,” konfirmoi një zëdhënës i kompanisë.

Vlera e marrëveshjes është shumë larg kostos prej 1 miliard dollarësh që Shazam u vlerësua pas financimit më të fundit por kompania hasi në vështirësi në gjetjen e një modeli biznesi duke gjeneruar vetëm 54 milion dollar të ardhura.

Por pavarësisht të ardhurave të ulëta, Shazam mund të ndihmojë Apple në disa forma. E para dhe më rëndësishmja është Apple Music dhe përmirësimi i këtij shërbimi.

Gjithashtu do të largonte referimet e Shazam nga Apple ku çdo ditë së bashku me Apple Music marrin 1 milion klikime. Një tjetër alternativë është integrimi me Siri. /PCWorld

Artikulli paraprakInteligjenca Gjermane:Kinezët po përdorin këtë rrjet social për të përgjuar zytarë dhe politikanë
Artikulli vijuesBE premton rrjetin 5G në 2025-ën