Reshjet e dendura të fundjavës dhe prurjet nga malet e Pindit në Greqi sollën dhe fryrjen e lumit Vjosa.
Në disa zona të Vlorës dhe Fierit, lumi ka dalë nga shtrati dhe ujrat kanë nisur të hyjnë nëpër banesa. Gjatë natës dhe mëngjesit janë kryer evakuime në banesat më të rrezikuara. Deri në këto momente, 7 banesa janë nën ujë në Novoselë e Bishan, ku ka nisur evakuimin dhe largimi i gjësë së gjallë. Në Novoselë, Forcat e Armatosura dhe policia e rendit kanë evakuuar 17 familje.
Në total, në qarqet Fier dhe Vlorë, nga FA janë agazhuar 150 efektivë dhe 15 mjete për evakuimin e personave dhe të bagëtive.
Prefekti i Vlorës shprehet se mund të jemi para së njëjtës situatë si në dhjetor, kur uji përmbyti sipërfaqe të tëra. Niveli i Vjosës është afër kuotave maksimale të përmbytjeve. Sipas Qendrës së Bashkuar Operacionale, në orën 13:00 pritet që prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novoselë.
Lumi Shkumbin ka dalë, ndërkohë pranë Urës së Rrogozhinës dhe Çermës. Ndërsa në Gjirokastër banorët raportojnë se Ura e Hoshtevës, në Zagori, monument kulture i kategorisë së parë është rrëmbyer nga ujrat e lumit të Zagorisë.
Ishte mes ndërtimeve më të bukura të periudhës së Ali Pashës me moshë 200-vjeçare dhe me funksion praktik dhe shpirtëror për zonën